Si Rama kërkoi të braktisë emisionin pas përballjes me pedagogun Marku: ‘’Ika unë Fevzo”!…

Kryeministri Edi Rama dhe pedagogu Mark Marku kanë pasur dje një përbalje të fortë në emisionin e gazetarit Blendi Fevziu teksa flitej për studentët dhe protestën e tyre.
Pika më e nxehtë e debatit mes të dyve ishte pas përballjes së Ramës me një student që kishte problem me shikimin, dhe kryeministri i dha atij shkopin e Fevziut në mënyrë që ta godiste në rast se nuk mbante premtimet.
Pas kësaj Marku kërkoi fjalën në studio, duke deklaruar se protestonte ndaj kësaj parodie të kryeministrit me studentin me aftësi të kufizuar.
Ai tha se kjo është gjëja më e ulët dhe më e ndyrë që një kryeministër bën me një njeri që shkon aty për t’iu zgjidhur një problem.
“Kjo është një fyerje e madhe njerëzore që po bëhet aty. Ju lutem mos bëni shfaqje”,- tha Marku.
Po kjo duket se acaroi Ramën., i cili i tha Fevziut se do të largohej nga emisioni në rast se Marku nuk kërkonte falje, çka detyroi pedagogun që ta bënte, në mënyrë që kryeministri i vendit të qetësohej dhe të ulej në karrigen e tij.

Artikulli paraprakBasha: Urime Kosovë për Ushtrinë! Kombi shqiptar i integruar e më i fortë
Artikulli tjetërKomisioni i Venecias rrëzon Ramën: Vetting në politikë!