Komisioni i Venecias rrëzon Ramën: Vetting në politikë!

Komisioni i Venecias i jep të drejtë opozitës shqiptare për vettingun në politikë. Ndryshimet janë miratuar nga komisioni. Sipas Venecias, qëllimi i amendamenteve të PD është legjitim, ndaj parlamenti duhet të dialogojë për mekanizmin si do bëhet vettingu.
Komisioni i Venecias ka bërë ndryshime në draft opinionin për Shqipërinë, duke saktësuar se shtetet kanë të drejtë të kufizojnë të drejtën për tu zgjedhur.
Sipas Komisionit të Venecias, në varësi të situatës politike, një kufizim për një rrethanë të caktuar, që mund të jetë i nevojshëm për një shtet, mund të mos aplikohet për një shtet tjetër.
Amendamentet janë miratuar pa kundërshtime.
Komisioni i Venecias i hapi rrugë vettingut në politike duke aprovuar opinionin për Shqipërinë.

vvv

Artikulli paraprakSi Rama kërkoi të braktisë emisionin pas përballjes me pedagogun Marku: ‘’Ika unë Fevzo”!…
Artikulli tjetërDëmet që i shkaktoni trupit nëse pini alkool çdo ditë për një muaj