Basha: Urime Kosovë për Ushtrinë! Kombi shqiptar i integruar e më i fortë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përshëndet krijimin e Ushtrisë së Kosovës.
Përmes një postimi në ‘Facebook’ Basha uron Kosovën për krijimin e Ushtrisë. Basha thekson se tashmë Kosova duhet të jetë më e sigurt, rajoni më në paqe, kombi shqiptar i integruar dhe më i fortë.
“Urime Kosovë për Ushtrinë!
Pas Pavarësisë, ngjarja e dytë e përmasave kombëtare dhe historike. Me Ushtrinë e saj Kosova do të jetë më e sigurt, rajoni më në paqe, kombi shqiptar i integruar dhe më i fortë.
Nderim të rënëve për liri, mirënjohje miqve të mëdhenj që na mbështetën!”, shkruan Basha.

Artikulli paraprakHistorike! Kosova bëhet me ushtri pas 10 vitesh pavarësi
Artikulli tjetërSi Rama kërkoi të braktisë emisionin pas përballjes me pedagogun Marku: ‘’Ika unë Fevzo”!…