Si i mashtroi Rama fermerët

Sali BERISHA

Rama në turin e zëvendësimit të mashtrimeve të vjetra me mashtrime të reja. Sot atij ia menderosi fermeri në Troshan: “Keni ardhur kot dhe për fushatë elektorale”. Ai ndërpret takimin e iu thotë se po vjen shiu!! Të dashur miq, Edi Rama nuk ka mbajtur asnjë premtim për fermerët shqiptarë. Ai u premtoi pesëfishimin e granteve dhe i hoqi ato fare, u premtoi140 milionë dollarë investim për vaditje dhe bllokoi për tre vjet projektin prej 60 milionë dollarësh të Bankës Botërore për vaditjen, dhe deri sot nuk ka rindërtuar as dhjetë km kanale. Ai premtoi heqjen e taksës së qarkullimit për bujqësinë dhe e trefishoi këtë taksë, premtoi se do të ndërtonte infrastrukturën rrugore të ngastrave dhe parcelave dhe nuk ka ndërtuar në fshatra as dhe një km rrugë, ujësjellës, shkollë apo kanalizim.
Pas të gjitha këtyre mashtrimeve, Rama, si Nastradin i vërtet, duke menduar se flet me njerëz injorante dhe të paditur ka nisur turin e mashtrimeve të reja për të mbuluar me to mashtrimet e vjetra. Por fatmirësisht kudo që shkon fshatarët po i tregojnë vendin. Kështu, sot në Troshan, dokrrave të Ramës për të marrë kredi dhe për t’u bërë biznes në çdo shtëpi, fermeri i përgjigjet se pa projekte ke ardhur kot dhe se këto janë limonada elektorake. Ai tekstualisht i tha: “unë jam krenar që kryeministri ka ardhur në fshatin tonë, por ne kërkojmë nga qeveria që të financojë ndonjë projekt jo vetëm këtu, por në mbarë fshatrat e vendit. Përndryshe ju keni ardhur kot. Deklarata juaj se çdo shtëpi do bëhet një biznes është deklaratë elektorale. Fermeri kërkon që qeveria të subvencionojë mbjelljet e vreshtave dhe ullinjve”.
Rama i rikthehet përsëri kredisë, duke thënë bëni projekte, por nuk dini të bëni projekte!  Ju nuk dini prandaj nuk merrni kredinë! Fshati ynë është i paditur po ikim se po na vjen shiu! Rama shpifi duke ju thënë atyre se në 25 vite nuk u ngrit një shkollë profesionale për bujqësinë fermerët, edhe socialistë u gajasën dhe i thanë o kryetar shko në Bushat pak kilometra që këtej ku prej shumë vitesh është ngritur dhe funksionon me të gjitha laboratoret “Shkolla Bujqësore Rajonale” moderne por t’i vjen dhe leh para nesh si qen në hënë, duke kujtuar se ne nuk dimë asgjë.
Fermerët e përqeshën Nastradinin kur deklaroi se në 25 vite nuk është bërë asnjë investim në bujqësi. Ndërkohë që vetëm në vitet 2006-2013 janë ndërtuar dhe rindërtuar në fshatrat e vendit mbi 8000 km rrugë, 650 ujësjellësa e kanalizime, mbi 1000 shkolla kopshte dhe janë subvencionuar 45 mijë projekte për mbjelljen e dhjetëra mijëra hektarë drufrutor. Nastradini nuk di se edhe në kohën më të vështirë, në vitin 1994 u sollën për fermerët shqiptarë mbi 2000 traktorë nga jashtë për fermerët e vendit. Nihilisti absolut është injorant absolut!!

Artikulli paraprakJulian Assange i ndërpritet interneti
Artikulli tjetërTre pyetjet drejtuar Bashkisë e Prefekturës për landfillin e vdekjes