Julian Assange i ndërpritet interneti

Faqja e internetit WikiLeaks njoftoi se themeluesit të saj, Julian Assange, i është ndërprerë qasja në internet nga një strukturë shtetërore e paidentifikuar. Nuk janë bërë të ditura detaje të mëtejshme.
Prej katër vitesh, Assange është ngujuar në ambasadën e Ekuadorit në Londër për të shmangur ekstradimin e tij bazuar mbi akuza për krime seksuale.
Ngujimi nuk e ka penguar aktivistin australian që të vazhdojë punën dhe WikiLeaks ka vazhduar të publikojë të dhëna sensacionale, ndër të tjera edhe informacione që kanë tronditur fushatën për presidente të Hillary Clinton-it, ndërsa në Shtetet e Bashkuara po afron dita e zgjedhjeve.
Nuk pati përgjigje ndaj pyetjeve me telefon dhe e-mail drejtuar WikiLeaks. Një grua që iu përgjigj telefonit në ambasadë tha se nuk mundet të japë informacion. Një e-mail drejtuar ambasadorit të Ekuadorit nuk mori përgjigje. Policia e Londrës gjithashtu refuzoi të komentojë për këtë çështje.

Artikulli paraprakBritania bllokon llogaritë bankare të medias shtetërore ruse “RT”
Artikulli tjetërSi i mashtroi Rama fermerët