Shpikja e holandezëve: Biçikleta që pastron ajrin

Holandezi Daan Roosegaarde, i njohur për shpikjet e tij për përmirësimin e cilësisë së ajrit, si Kulla për Pastrimin e Ajrit në Kinë, po punon për një tjetër projekt që synon uljen e niveleve të ndotjes së ajrit.
Bëhet fjalë për krijimin e një biçiklete që jo vetëm nuk do të shkaktojë ndotje të ajrit, por edhe do ta pastrojë këtë të fundit. Biçikleta është në fazat e para të krijimit, megjithatë deri tani duket shumë premtuese.
Si funksionon?
Biçikleta “thithëse e smogut” synon pastrimin e ajrit duke thithur smogun, pastruar me jonizues pozitivë dhe çliruar ajër të pastër në atmosferë. Qëllimi është që të inkurajohen njerëzit të përdorin sa më pak makinat dhe më shumë biçikletat.
“Biçikletat kanë qenë gjithmonë simbol i një ambienti miqësor dhe të patër, por kjo biçikletë funksionon dyfish sepse pastron edhe ajrin ndërkohë që pedaloni”, tregon Roosegaarde.
“Kreativitet nuk do të thotë vetëm të krijosh një dizejno të re për biçikletën, por edhe ta përdorësh atë për të përmirësuar mënyrën e jetesës”.
Biçikleta nuk do të jetë një zgjidhje për të gjitha problemet me ndotjen e ajrit, megjithatë mund të jetë një hap në drejtimin e duhur.

Artikulli paraprakBerisha: Çdo javë e Edi Ramës në pushtet përbën një rrezik kombëtar!
Artikulli tjetërRënia e flokëve, shenjë e mungesës së vitaminës D që nuk duhet ta injoroni