Berisha: Çdo javë e Edi Ramës në pushtet përbën një rrezik kombëtar!

Ish-Kryeministri Sali Berisha u bëri thirrje socialistëve që të largojnë me urgjencë Edi Ramën dhe klikën e tij nga pushteti, pasi urrejtja ndaj Edi Ramës bëhet çdo ditë dhe më e pakufishme.
“Çdo gjë e ka një fund dhe fundi është i afërt. Me këtë rast unë iu bëj thirrje socialistëve që të largojnë me urgjencë Edi Ramën dhe klikën e tij nga pushteti, pasi urrejtja ndaj Edi Ramës bëhet çdo ditë dhe më e pakufishme.
Unë kam konstatuar në masat e gjëra protestuese atë urrejtje që e kam takuar në vitin 1990-1991 kundër diktaturës. Iu bëj thirrje diktatorit që të mos nënvlerësojë situatën, pasi ndëshkimi popullor për Edi Ramën po afron.
Çdo javë e Edi Ramës në pushtet përbën një rrezik kombëtar. Asnjë përfaqësues i vendeve demokratike nuk mbështet një vendim të tillë, po unë dua të siguroj të gjithë miqtë tanë se ky veprim ka një qëllim të vetëm: nuk duam që të jemi më fasadë, dhe duam që të mbrojmë vlerat e një shoqërie të lirë. U bëj thirrje që të vijnë dhe të shohin realitetin në Tiranë”, u shpreh Berisha.
Ish-Kryeministri Berisha u shpreh më tej se ai nuk kërkon të marrë asnjë pushtet pasi ka dhënë dorëheqjen nga çdo funksion që mbante.

“Unë nuk kërkoj më pushtet, Edi Rama është një kufomë politike, pasi do ta përzënë në një mënyrë të paimagjinueshme”, u shpreh më tej Berisha.
“Jemi në kushtet e grushtit të shtetit, Edi Rama pasi asgjësoi Gjykatën Kushtetuese, që aty mori atributet e saj”, tha më tej ish-Kryeministri.
Përsa i përket zgjedhjeve të ardhshme, Berisha theksoi se opozita po përgatitet fuqishëm për to, por theksoi se nuk do të ketë më zgjehdje me Edi Ramën.
‘Opozita po bën përgatitje të ethshme për zgjehdje, por zgjedhje me Edi Ramën nuk do ketë më. Këtë ju garantoj. 16 shkurti, 21 Shkurti dëshmoi se është një cunam që Shqipëria ju garantoj në disa aspekte edhe më i fuqishëm se në vitin 1991 sepse në vitin1991 vëretët kishte një n% të madhe tëpop të pakënaqur dhe me urrjetje me komunizmin, por një % e madhe ishte ndokrtrinuar. Tani u them që janë me qindra, mijëra që kanë votuar Edi Ramën dhe ishin në shesh dhe do dalin në shesh për t’i dhënë atë që meriton. Dilni socialistë përzini Edi Ramën’, tha ish-kreu i qeverisë.
Përsa i përket qëndrimit të vendeve ndërkombëtare ndaj dorëzimit të mandateve të opozitës, Berisha i ftoi që të vijnë në Shqipëri dhe të shikojnë realitetin.
“Ndonjë përfaqësues i vendeve demokratike nuk mbështet një veprim të tillë, por dua të siguroj të gjithë miqtë tanë kudo që janë se ky është një veprim që ka një qëllim të vetëm, mos pranimin për të qenë fasadë e së keqes dhe daljen në fushëbetejë për të mbrojtur vlerat. Sikundër kam një ftesë, bëj thirrje të vijnë të shohin, realitetin këtu në Shqipëri, në Tiranë, dhe i siguroj që do gjejnë një realitet krejtësisht më të ndryshëm nga ai që do kenë në dosje në tavolinë”, u shpreh Berisha.

Artikulli paraprakBerisha: Rama kufomë politike, shumë shpejt do të largohet
Artikulli tjetërShpikja e holandezëve: Biçikleta që pastron ajrin