Shpërthen në flakë makina te “Komuna e Parisit” në Tiranë

Një automjet ka marrë flakë në ecje mëngjesin e djeshëm në zonën e “Komunës së Parisit” në kryeqytet. Ende nuk dihen shkaqet e djegies së mjetit, që është djegur plotësisht. Përreth vendit janë mbledhur banorë të shumtë të zonës, ndërsa shihet se makina është anës rrugës. Nuk dihet nëse ka pasur ndonjë defekt apo ka qenë eksploziv. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar edhe pse mjeti ka qenë në një vend shumë pranë banesave. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë. Policia nuk dha asnjë njoftim për shkaqet e përfshirjes së makinës në flakë.
Ndërkohë, një tjetër makinë ka shpërthyer në flakë mëngjesin e djeshëm, këtë herë në Durrës. Burime nga policia thanë se, në orët e para të mëngjesit të djeshëm, rreth orës 24:45, në lagjen numër 17, tek ish-Dega Ushtarake ka rënë zjarr në mjetin tip “Renault” me targë AA 022 KF në pronësi të qytetarit me inicialet A.Sh. ku është djegur pjesa e motorit. Mjeti zjarrfikës bëri të mundur fikjen e zjarrit. Nga veprimet e para hetimore dyshohet, se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.

Artikulli paraprakShifrat e abuzimit skandaloz
Artikulli tjetërPolicia terror në Durrës, gjoba shoferëve për të mbushur arkën