SHBA nuk merr pjesë në takimin e Rusisë për Afganistanin

Uashingtoni i shmanget konferencës për pajtim në Afganistan, të cilën dje e organizoi Rusia, ka thënë zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Mark Toner.
“Ne nuk planifikojmë të marrin pjesë në këto bisedime rajonale”, tha Toner dhe ka shtuar se, “ishte e paqartë se cili është qëllimi” i bisedimeve.
“Duket se është një përpjekje e njëanshme e Rusisë për të synuar ndikim në rajon”, tha Toner.
Moska i ka ftuar 12 shtete në këto konsultime që thuhet se kanë për qëllim procesin e pajtimit në Afganistan dhe fillimin e bisedimeve direkte ndërmjet qeverisë afgane dhe talebanëve.

Artikulli paraprakKosovë, plane për sulme ndaj udhëheqësve politikë?
Artikulli tjetërSHBA përdor bombën më të madhe jobërthamore