Sadri Abazi mbush hotelet me të rikthyer për të ndarë paratë me Ramën, punonjësi: Tani jam pa rrogë dhe…

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar sot dëshmi të “mashtrimeve tazë të Edvin Hajdutit” lidhur me mbështetjen financiare që i ka premtuar shqiptarëve dhe në rastin konkret, dhjetëmijë punonjësve të sektorit të turizmit, që këtë vit është goditur më rëndë për shkak të pandemisë.

Berisha ka marrë shkas nga denoncimi i një punonjësi të këtij sektori, që në fakt ilustron situatën e të gjithë kolegëve të tij në të gjithë vendin. Ai ka konstatuar se Kryeministri, në Fletoren Zyrtare dje, e hoqi fjalën “punonjës turizmi” dhe në vend të saj vendosi “punonjës në njësi akomoduese”, duke i përjashtuar ata nga ndihma financiare.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Mashtrimet taze per Turizmin te Edvin Hajdutit!

Sadri Abazit i mbush hotelet me te rikthyer per te ndare parate me te, kurse te tjereve ne vend te premtimeve ju tregon brrylin!

Pershendetje Doktor.
Jam nje punonjes ne sektorin e turizmit (operator turistik, biznes I madh) dhe qe nga data 11 Mars nuk shkoj ne pune pasi sic dihet turizmi per momentin eshte sektori me I goditur nga te gjithe.

Jam paguar deri me date 11 Mars por tani jam pa rroge sepse punedhenesi nuk na paguan dot 17 punonjes qe punojme aty kur te gjithe jemi ne shtepi.

Disa i ka hequr nga puna per momentin, une dhe 3 te tjere figurojme akoma ne listpagesa. Pritem ndonje ndihme te vogel financiare nga kjo QEVERI HAJDUTASH pasi keshtu u tha (dhe keshtu duhet) qe do te ndihmohen 10 000 punonjes te turizmit, por dje ne fletore zyrtare e hoqi fjalen “punonjes turizmi” dhe vendosi “punonjes ne njesi akomoduese”.
Ta kuptoje edhe nje here ky popull se nga kush qeverisemi, nga nje mashtrues qe ne keto dite tejet te veshtira po ndihmon vetem oligarket e tij, hotelet dhe rezortet luksoze dhe genjen popullin sa here qe del per te folur per ndihma financiare duke I mbajtur me shpresa te kota.

Artikulli paraprakMegavjedhje me respiratorët, një u ble sa për dy. Kompania solli vetëm 5 nga 54 që kishte në kontratë
Artikulli tjetërNjë i infektuar me Covid-19 mbërrin me urgjencë tek Infektivi