Rritet numri i të prekurve me koronavirus

Ka shkuar në 15 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri. Lajmi është bërë me dije nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

“Janë 238 raste të testuara dhe 15 raste pozitive. Sot kemi testuar 84 raste. Janë 34 raste, ku 31 prej tyre kanë dalë negative dhe vetëm tre pozitive”, tha ministrja.

Po ashtu ministrja ka bërë me dije se kanë dalë rezultatet e stafit mjekësor në Durrës të cilët patën kontakt me 73-vjeçaren që humbi jetën nga koronavirusi.

Manastirliu theksoi se janë kryer 50 teste dhe kanë rezultuar negativë me virusin e ri.  “Sot kemi testuar 84 raste ndër të cilët 50 personel mjeksor që kanë rezultuar negative. Dua të njoftoj se të gjitha testimet, e mjekëve dhe infermierëve kanë rezultuar negative. Kjo do të thotë se mjekët dhe infermierët kanë punuar me udhëzimet e MSH dhe të OBSH-së”, tha Manastirliu.

korona 2

Artikulli paraprakTë shtëna me armë në Fier, një i plagosur  
Artikulli tjetër‘Të rishikohet buxheti’, Basha propozon paketën që ndihmon qytetarët dhe ekonominë të mos bjerë në kolaps