‘Të rishikohet buxheti’, Basha propozon paketën që ndihmon qytetarët dhe ekonominë të mos bjerë në kolaps

Kryetari i PD, Lulzim Basha në një dalje publike për mediat, duke folur për koronavirusin, tha se mungesa e transparencës të punës së qeverisjes, është një armik vdekjeprurës.

Gjatë fjalës së tij, kreu i opozitës publikoi edhe propozimet e saj lidhur me masat që duhet të marrë qeveria.

Pjesë nga fjala e kryetarit Basha

Kam një tjetër mesazh që dua ta ndaj sot me të gjithë qytetarët.

Nuk është aspak herët për të konsideruar pasojat afatgjata sociale dhe ekonomike, që po sjell që tani kriza e imponuar nga koronavirusi. Të gjithë e kemi parë se si është boshatisur Tirana sot. Kemi parë masat e shpallura në dy apo tre “dallgë” brenda ditës nga qeveria, por kjo është vetëm një pjesë dhe aspak transparente e veprimeve që duhen kryer.

Përshembull, nëse mbyllim baret dhe restorantet,çfarë ndodh me call center, çfarë ndodh me punonjësit fasonë, të cilët ndodhen në afërsi fizike po kaq të rrezikshme? Në qoftë se duhet të mbyllen edhe ato, çfarë do të bëjmë për të përballuar impaktin ekonomik dhe social të këtyre njerëzve?

Prandaj, në vend që të ndajmë ditën, siç po e ndan qeveria gjysmën e ditës me propagandë dhe gjysmën e ditës me sulme kundër opozitës, duhet urgjentisht të fokusohemi tek dy kompentët kryesorë të kësaj krize:

Komponenti i shëndetit dhe jetës së njerëzve, që fillon me kujdesin ndaj personelit shëndetësor dhe vazhdon me kujdesin ndaj qytetarëve.
Komponenti që vendi të mos kalojë në kolaps ekonomik dhe social.

Për këtë arsye, me një konsultë me grupin ekonomik të Partisë Demokratike dhe të aleatëve tanë dhe duke u bazuar me përvojat e vendeve që po përballen me një situatë të ngjashme, me qëllim mbështjen dhe mbrojtjen edhe të biznesve dhe sipërmarrjeve dhe konsumatorëve ndaj efekteve të pritshme negative ekonomike dhe sociale,të cilat mund të shkaktojnërënie të konsumit dhe tkurrje tëaktivitetit privat,

PROPOZOjMË KËTO MASA

Masa fillestare me efekt të menjëhershëm:

  1. Pezullimin dhe fshirjen e pagesave të faturave të energjisë dhe të ujit për të gjithë konsumatorët (familjarë dhe biznese)në zonat (bashkitë) ku virusi Covid-19 është shfaqur.

Gjithashtu, tëndalohet shkëputja e furnizimit me ujë dheenergji elektrike në rast të mospagesës së detyrimeve përperiudhat pararendëse deri në tejkalimin e kësaj gjendje.

  1. Pezullimin e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për një periudhë 3-mujore (dhe shlyerja e këtyre pagesave të bëhet me këste 12-mujore në periudhat pasardhëse).
  2. Përjashtimin nga tatim-fitimipër një periudhë nga 6 deri në 12 muaj për të gjitha subjektet në zonat (bashkitë) ku virusi Covid-19 është shfaqur, me qëllim përballimin e plotë të “2-muaj” kosto të pagave të punonjësve dhe ambjenteve të marra paraprakisht me qera për zhvillimin e aktivitetit.
  3. Përjashtim nga taksa e pronës dhe nga të gjitha taksat dhe tarifat vendore për një periudhë 3-mujore në zonat (bashkitë) ku virusi Covid-19 është shfaqur.
  4. Përjashtim nga kamatvonesat dhe gjobat për një periudhë 3 mujore.
  5. Mbështetje me fokus të veçantë për sektorët prioritare dhe sektorët me vulnerabël, siç janë; sektori i turizmit apo sektori fason, apo call center, të cilët kanë pësuar apo pritet të pësojnënjë rënie drastike nga koronavirusi dhe disa prej tyre janë goditurtashmërëndë edhe nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Këto janë masa që propozojmë me efekt të menjëhershëm.

Gjithashtu, nevojitet rishikimi i menjëhershëm i buxhetit të vitit 2020, me qëllim:

Alokimin e fondeve të nevojshme në përballimin e kostove për trajtimin e të sëmurëve, numri i të cilëve është rritur që nga momenti i zbulimit të pacientëve të parë dhe pritet të rritet dita ditës.

Po kështu, alokimin e fondeve në buxhet për të përballuar rritjen e testimeve për personat që mund të jenë prekur nga COVID -19, pjesë të cilës e diskutuam edhe në fillim të këtij bashkëbisedimi. Nuk duhet të ketë mungesë fondesh për të blerë të gjithë aparaturat e nevojshme dhe aparaturat më të mira sepse koha nuk pret, koha kushton jetë.

Rritjen e fondeve në buxhet për mbrojtjen shëndetësore në tërësi.

Rritjen e fondeve në buxhet për mbrojtjen sociale, sidomos ndaj atyre të moshës së tretë, gjithçka sipas protokolleve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Këto alokime fondesh dhe mbështetja me fonde të menjëhershme janë plotësishtë të mundura po të kemi parasysh që vetëm gjaët këtij viti qeveria ka planifikuar të harxhojë 40 herë më shuëm për PPP-të, sesa ka alokuar për koronavirusin, 120 milionë euro janë planifkuar për 10 oligarkë dhe 12 PPP-të, ndërkohë që vetëm 3 milionë euro janë alokuar për krizën e koronavirusit.

Në fund, jo më pak nga rëndësia, ne emër të PD dhe opozitës së bashkuar i bëj thirrje sistemit bankar të konsiderojë riskedulimin e kësteve të kredive konsumatore, për shtëpi apo për kredi biznesi për familjarët dhe operatorët ekonomikë, ku këta të fundit e shohin të domosdoshme rishikimin e tyre për shkak të rrethanave të rënduara si rezultat i kësaj krize.

Artikulli paraprakRritet numri i të prekurve me koronavirus
Artikulli tjetërMjeku i Urgjencës i përgjigjet ministres: Kur s’di çfarë flet, dëgjo zërin e profesionistit, lëre…