Rrëfimi i diplomatit për takimin me Ramën: Në panik, kërkonte të mos mbështesim opozitën dhe…

Ka dalë jashtë faze dhe është në panik. Ky është konstatimi i disa prej diplomatëve të huaj të pranishëm në takimin me Ramën ditën e djeshme, të cilët kanë bërë prezente edhe disa nga kërkesat që Rama i ka bërë në formën e lutjeve të njëpasnjëshme në lidhje me opozitën.

Një ditë pas takimit që kryeministri Edi Rama zhvilloi dje në kryeministri me ambasadorët e vendeve të BE të akredituar në Shqipëri, mediat greke japin detaje për atë që u diskutua realisht në këtë takim.

Në një shkrim të gjatë, media In.gr, thotë se njëri prej diplomatëve është shprehur në anonimat se kryeministri nuk e sheh çështjen politikisht siç është në realitet, por vetëm ligjërisht.

Shkrimi i plotë:
Për një orë e gjysëm, kryeministri Edi Rama iu ka shpjeguar ambasadorëve të BE dhe ShBA, arsyet pse ai këmbëngul që zgjedhjet lokale të zhvillohen më 30 qershor, pavarësisht faktit se presidenti i Republikës i ka shtyrë ato me një dekret.

Kryeministri ka thënë shkurt se çdo tension që do të shkaktohet nga opozita, do të jetë i menaxhueshëm, dhe nuk është rreziku që zhvillimi i zgjedhjeve të krijojë destabilitet.

Ai iu kërkoi diplomatëve të mos i pranojnë kërkesat e opozitës, dhe iu kërkoi për ndihmën e tyre për të lehtësuar tensionet. “Ne u larguam me shumë pyetje”,-tha në një komunikim me agjencinë e lajmeve ANA, një nga diplomatët e pranishëm në takim, menjëherë pasi u largua.

Artikulli paraprakShpërthimi i Cekës: Ju vraftë Zoti nëse shkoni në votime për të vrarë pluralizmin!
Artikulli tjetërBerisha nxjerr videon e darkës së Dakos me kreun e bandës kriminale, Avdylaj