Energjia elektrike dhe gazi në Shqipëri! Çmimet në BE-së bien pas rritjes së vitit 2022

Faturat e energjisë elektrike dhe gazit vijojnë të bien në gjysmën e dytë të vitit 2023, pas rritjes së papritur që filloi përpara luftës së agresionit rus kundër Ukrainës dhe shkaktoi krizën e çmimeve në vitin 2022. Në analizën bazuar në të dhënat e Eurostat, çmimi i energjisë elektrike në vendin tonë është gati njësoj si në vendet e rajonit, kandidate në Bashkimin Europian, si Serbia ppr edhe vende anëtare si Kroacia. Por çmimi (17.92) në Shqipëri është më i lartë se në Malin e Zi (shih tabelën).

Në gjysmën e dytë të vitit 2023, çmimet mesatare të energjisë elektrike për familjet në BE u ulën (28,5 € për 100 kWh) krahasuar me gjysmën e parë (29,4 € për 100 kWh) dhe u rritën pak në krahasim me gjysmën e dytë në 2022 (28,4 € për 100 kWh). Kostoja e energjisë, furnizimit dhe e mirëmbajtjes së rrjetit, e stabilizuar në gjashtëmujorin e parë të vitit 2023, shfaqi një rënie në të dytin, duke mbetur në nivele të larta, krahasuar me kostot përpara pikut të krizës së çmimeve në vitin 2022.

Çmimet mesatare të gazit për familjet në gjysmën e dytë të vitit 2023 u ulën (11,3 € për 100 kWh) krahasuar me gjysmën e parë të vitit 2023 (11,9 € për 100 kWh) dhe gjysmën e dytë të 2022 (11,4 € për 100 kWh). Rënia e kostos së energjisë, furnizimit dhe rrjetit, e nisur në gjysmën e parë të vitit 2023, ka vijuar ecurinë rënëse. Për konsumatorët jofamiljarë kjo rënie është më e theksuar, duke treguar kushte më të mira për industrinë.

Çmimet e energjisë elektrike ranë në 13 vende të BE-së në gjysmën e dytë të 2023

Të dhënat tregojnë gjithashtu se çmimet e energjisë elektrike familjare u ulën në 13 vende të BE-së dhe u rritën në pjesën tjetër të vendeve të tjera në gjysmën e dytë të 2023 krahasuar me gjysmën e dytë të 2022. Për konsumatorët jofamiljarë çmimet gjatë semestrit të dytë 2023 u ulën në 17 vende, duke rezultuar në një rënie mesatare prej -4.6% në BE. Uljet e çmimeve rezultuan nga dinamika e tregut, por u kompensuan pjesërisht nga reduktimi ose heqja e masave për lehtësimin e konsumatorit në nivel kombëtar.

SHIFRA E DITËS: Energjia elektrike dhe gazi në Shqipëri!

Në monedhën kombëtare, rritja më e madhe (+86%) u raportua në Holandë. Rritje të mëdha në monedhën kombëtare u regjistruan gjithashtu në Çeki (+83%), Poloni (+35%) dhe Gjermani (+20%).
Rënie të mëdha të monedhës kombëtare u regjistruan në Danimarkë (-39%), Spanjë (-30%) dhe Suedi (-20%).
E shprehur në euro, çmimet mesatare të energjisë elektrike shtëpiake në gjysmën e dytë të 2023 ishin më të ulëtat në Hungari (11,3 € për 100 kWh), Bullgari (11,9 €) dhe Maltë (12 €) dhe më të lartat në Gjermani (40,2 €), Irlandë (€ 37,9) dhe Belgjika (37 €).

Çmimet e gazit: Në Lituani rritja më e madhe, në Greqi rënia më e madhe

SHIFRA E DITËS: Energjia elektrike dhe gazi në Shqipëri!

Ndërkohë që pas rritjes në Shqipëri nuk është reflektuar rënia, ka ndodhur e kundërta në vendet e BE-së. Çmimet e gazit për konsumatorët familjarë u ulën në gjysmën e dytë të 2023, kryesisht si pasojë e kostos më të ulët të energjisë dhe në një masë më të vogël nga taksat, të cilat gradualisht po kthehen në nivelet e para krizës pas reduktimeve në vitin 2022. Për konsumatorët jofamiljarë, uljet në çmimet e gazit ishin më evidente në gjysmën e dytë të 2023.
Midis gjysmës së dytë të vitit 2022 dhe gjysmës së dytë të 2023, çmimet e gazit (në monedha kombëtare) u rritën më së shumti në Lituani (+68%) dhe u ulën më së shumti në Danimarkë (-39%). Për konsumatorët familjarë, në total, 12 vende raportuan rritje, ndërsa 12 vendet e tjera që përdorin gaz raportuan ulje çmimesh. Në sektorin e industrisë, të gjitha, përveç tre vendeve, raportuan ulje, duke treguar një prirje të qartë rënëse të niveleve të çmimeve të gazit.

Polonia (+32%), Sllovakia dhe Gjermania (të dyja +22%) deklaruan rritjet më të larta të çmimeve, ndërsa Greqia (-42%), Danimarka (-41%) dhe Bullgaria (-40%) patën uljet më të larta.

E shprehur në euro, çmimet mesatare të gazit për familjet në gjysmën e parë të 2023 ishin më të ulëtat në Hungari (3,3 € për 100 kWh), Kroaci (4,6 €) dhe Rumani (5,6 €) dhe më të lartat në Suedi (20,7 €), Irlandë (16,4 €). ) dhe Holanda (24,8 €).

Artikulli paraprak“E lidhur me mbijetesën”- Baçi: Politika në vend krijon bindjen që pa të s’punohet
Artikulli tjetërShpenzimet kapitale 71% më pak se plani në 3-mujor, niveli më i ulët që nga 2009-ta