Rama i trembet hetimeve, sulmi ndaj Zaganit duke u dridhur e kruajtur

Ndërsa Çani veshi një pardesy të bardhë, syze të errëta dhe një kapele dhe nisi të bënte pyetjet si të Prokurorit, kreu i qeverisë mori një qëndrim serioz, humbi qetësinë dhe nisi të kruhej. Duart që i ngrinte lart nga tavolina për të shpjeguar se çfarë kishte biseduar me Tahirin dridheshin, gjë që dëshmonte se ishte në një panik jo të vogël. “Mos thuaj se je Prokuror”, i tha Çanit. Fjala hetim dhe Prokuror e bënte nervoz përgjatë gjithë kohës, ndërsa pyetjet shtoheshin po aq edhe të kruajturat e kokës me dorën e djathtë.
Sikleti i lexohej në fytyrë dhe nervoziteti i lexohej edhe kur regjisori i emisionit fliste me Çanin, përgjigjen shpejtonte ta jepte njeriu që mbrëmë u shfaq si avokat i Habilajve. “Fut pra reklamat”, ishin fjalët e tij ndërsa regjisori priste përgjigje nga gazetari që drejton emisionin.
Një pyetje që i drejtohej Ramës ishte nëse kishte frikë nga përgjimet. Me ton serioz dhe mjaft i tensionuar përgjigja ishte se përgjimet e funksionarëve të lartë përbëjnë krim në çdo vend të botës. I vënë në pozita mbrojtjeje Rama la të kuptohej se ai e di se është i përgjuar nga shërbimet partenere sikurse i tha Çani, por kërkon të mbrohet nga biseda në të cilët është kapur në flagrancë me krimin edhe pse bashkëbiseduesi tjetër ka qenë ish-ministri i tij i Brendshëm, Tahiri me të cilin ka pasur momente krize të fortë për ndarjen e zonave të influencës së krimit.
Rama doli mbrëmë në krah të Habilajve, duke sulmuar oficerin e Policisë, Dritan Zagani sërish dhe duke dalë hapur në mbrojtje të krimit dhe jo të ligjit. Edhe pse Çani i tha se Zagani ishte i pari që denoncoi skandalin me makinën “Audi” AA 003 GB dhe denoncoi përfshirjen e tyre në trafikun e drogës. Rama e sulmoi oficerin e Policisë, Zagani duke kujtuar se ai ishte i dënuar nga Drejtësia dhe i shpallur në kërkim, ndonëse nuk ka asnjë dënim nga Gjykata për Zaganin.
“Kryeministri Edi Rama gënjen live. Dritan Zagani nuk është dënuar nga Gjykata për Krime të Rënda. Çështja është ende në gjykim në Gjykatën e Fierit dhe akuza nuk është ajo që tha z. KM. Oficeri italian do të dëshmojë në fund të vitit, siç ka vendosur Gjykata e Romës. Shpifja tjetër e Ramës për akuzë bashkëpunimi me trafikantët. Prokuroria nuk ka hetuar akuzat e Zaganit. Ka qenë një relatim i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë për të verifikuar pretendimet e shefit të Antidrogës. Dhe kjo në mënyrë të çuditshme nga Prokuroria e Fierit ndonëse pretendimet për trafik droge duhet të hetohen nga Krimet e Rënda.
Rama ka pasur një bisedë edhe me Tahirin për makinën “Audi” AA 0003 GB; “ja paske dhënë ushqim për qentë”, tha Rama ti jetë drejtuar Tahirit pa treguar përgjigjen që ka marrë nga Tahiri

Artikulli paraprakTahiri, 2 orë e gjysëm në Prokurori
Artikulli tjetërFaqja e pare