Rama, presion drejtësisë për të mos hetuar Ganajn

Prokuroria e Përgjithshme bëri menjëherë rekurs vendimin e dy gjykatave, që nuk i dhanë të drejtë për të sekuestruar të dhënat e serverave të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI). Pas presionit të Ramës, dy shkallë të gjyqësorit në Tiranë kanë vendosur të pengojnë një hetim të Prokurorisë ndaj kreut të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit, Shkëlqim Ganaj. Rama nuk lejon hetime për Ganajn, pasi ka si qëllim ta përdorë atë për interesat e tij për Vettingun. Kryeministri npërmjet Ganajt do të bllokojë dosjet e zyrtarëve që i intereson atij për të mos i hetuar për korrupsion. Është rast unikal që Prokuroria nuk lejohet të hetojë një zyrtar të lartë siç është rasti Ganaj. Ky hetim nuk lejohet nga rama sepse kërkon që Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë dhe ajo e Apelit e kishin rrëzuar kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme, e cila ngulmon në dhënien e të drejtës për të pasur në dorë serverin, ku ndodhen vetëdeklarimet dhe verifikimet e pasurisë së të gjithë politikanëve dhe zyrtarëve të lartë ndër vite, përfshi edhe vetë Ganajn.
Prokuroria e Përgjithshme nisi hetime kryesisht ndaj inspektorit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe kryeinspektorit Shkëlqim Ganaj. Zyrtarisht, sipas Prokurorisë, për një periudhë trevjeçare si titullar i institucionit, ai nuk ka denoncuar asnjë rast të konfliktit të interesit të zyrtarëve të lartë, edhe pse raste të tilla dyshohet se ka pasur.
Pas nisjes së hetimeve, Prokuroria sekuestroi një sërë dokumentesh nga ILDKPKI, si dhe të dhëna të ruajtura në serverin qendror. Por këto veprime të Prokurorisë, për efekt të hetimit, janë cilësuar të paligjshme nga gjykatat e Shkallës së Parë dhe Apelit, të cilat pas ankimit të bërë nga Inspektoriati, kanë refuzuar të gjitha vendimet e sekuestrove të dokumentacionit dhe të të dhënave të serverit qendror të ILDKPKI-së, të cilët në total janë 6 të tillë.
Për Prokurorinë, vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë dhe ai i Apelit për të hequr vendimin e sekuestros për regjistrat dhe të dhënat e serverit ka penguar punën hetimore. Sipas vendimit të Gjykatës, Prokurori i çështjes nuk ka të drejtë t’i kërkojë ILDKPKI-së asnjë të dhënë për llogari të hetimit. Gjykatat në këtë rast i dhanë të drejtë inspektoriatit, duke shënuar kështu rastin e parë në historinë e drejtësisë shqiptare që Prokurorisë, i mungohet e drejta kushtetuese për të kryer hetime, edhe pse ka dyshime të forta për shkelje të ligjit nga një institucion i krijuar për të luftuar korrupsionin tek zyrtarët e lartë.
Prokuroria dyshon se asnjë zyrtar i lartë nuk ka qenë subjekt i një kontrolli nga ILDKPKI, ndonëse ligji parashikon që çdo dy vjet, pasuria e këtyre zyrtarëve duhet të kalojë në sitën e Inspektoriatit.
Dy shkallë të gjyqësorit në Tiranë kanë vendosur të pengojnë një hetim të Prokurorisë për Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit. Në fillim Shkalla e Parë dhe më pas Apeli, rrëzuan urdhërin e Prokurorisë së Tiranës për sekuestrimin e disa materialeve, si pjesë e një hetimi të nisur për shkak se Inspektoriati nuk kishte verifikuar pasurinë e asnjë zyrtari të lartë në dy vjet dhe nuk kishte bërë referime në organin e akuzës.
Më 7 nëntor, Prokuroria e Tiranës sekuestroi disa dosje deputetësh dhe i kërkoi Inspektoriatit t’i niste edhe praktikat për vitet 2015-2016. Në kohën, kur hetuesit ishin në pritje të praktikave, institucioni që drejtohet nga Shkëlqim Ganaj depoziton në Gjykatën e Tiranës një ankim për heqjen e sekuestros.
Gjykatat i japin të drejtë, duke shënuar kështu rastin e parë në historinë e drejtësisë shqiptare që një hetim i Prokurorisë, organit të vetëm në Shqipëri të ngarkuar nga Kushtetuta për të kryer procesin hetimor, pengohet të ushtrojë funksionet me vendim gjykate.
Prokuroria ka dyshime se zyrtarët e ILDKPI-së kanë shpërdoruar detyrën, pasi asnjë zyrtar i lartë nuk ka qenë subjekt i një kontrolli nga ILDKPKI, ndonëse ligji parashikon që çdo dy vjet, pasuria e këtyre zyrtarëve duhet të kalojë në sitën e Inspektoriatit. Me vendimet e tyre, Gjykata e Shkallës së Parë dhe ajo e Apelit në Tiranë, e kanë vënë Prokurorinë e Tiranës në kushtet e pamundësisë për të hetuar mbi veprimet dhe praktikat e LKDIKPI-së, pavarësisht se ato mund të jenë në shkelje të ligjit.

R.POLISI

Artikulli paraprakCili ishte mesazhi i sulmit në Berlin
Artikulli tjetërRama, 166 mijë euro për koncertin 90 minuta të Dolit