Rama kap Bordet e Universiteteve! Nga Lorenc Vangjeli, këshilltarja e kryeministrit, ish-deputeti i PS…

Ministria e Arsimit ka publikuar listën me anëtarët e rinj që ka emëruar në Bordet e Administrimit të universiteteve publike. Anëtarët e bordeve u shkarkuan gjatë protestës masive të studentëve, duke u bërë fajtorë nga kryeministri Edi Rama për situatën e rënduar në arsim.
Në listën e re janë përfshirë figura të njohura për publikun si analisti Lorenc Vangjeli, ish-deputeti i PS, Namik Kopliku, këshilltarja e kryeministrit, Odeta Barbullushi dhe pedagogu Oltjon Rrumbullaku. Këta janë vetëm disa nga personat që do të përfaqësojnë Ministrinë e Arsimit në Bordet e Universiteteve, në një kohë kur Qeveria ka dështuar të përmbush kërkesat e studentëve.
Ndërkohë, artisti Bujar Kapexhiu është zgjedhur përfaqësues i studentëve në bordin e Universitetit të Arteve dhe gazetari Marin Mema është zgjedhur përfaqësues i studentëve në Universitetin Bujqësor të Tiranës.
Mbetet për t’u parë sesa do të ndikojnë këto figura në rritjen e cilësisë në universitetet shqiptare, ndërkohë që ‘Pakti për Universitetin’ i prezantuar nga Rama mund të konsiderohet tashmë i dështuar, pasi nuk ka realizuar asgjë përveç ndërhyrjes në disa konvikte.

auto listat1552675813

Artikulli paraprakBraktiset Rama, dhjetëra autobusë me qytetarë nga Kuçova dhe Poliçani për të mbushur sheshin në Berat
Artikulli tjetërKryekëshilltari ekonomik i CDU kritikon deklaratat e OSBE: Duhen zgjedhje të parakohshme!