Rama kap Bordet e Universiteteve! Nga Lorenc Vangjeli, këshilltarja e kryeministrit, ish-deputeti i PS…

Ministria e Arsimit ka publikuar listën me anëtarët e rinj që ka emëruar në Bordet e Administrimit të universiteteve publike. Anëtarët e bordeve u shkarkuan gjatë protestës masive të studentëve, duke u bërë fajtorë nga kryeministri Edi Rama për situatën e rënduar në arsim.
Në listën e re janë përfshirë figura të njohura për publikun si analisti Lorenc Vangjeli, ish-deputeti i PS, Namik Kopliku, këshilltarja e kryeministrit, Odeta Barbullushi dhe pedagogu Oltjon Rrumbullaku. Këta janë vetëm disa nga personat që do të përfaqësojnë Ministrinë e Arsimit në Bordet e Universiteteve, në një kohë kur Qeveria ka dështuar të përmbush kërkesat e studentëve.
Ndërkohë, artisti Bujar Kapexhiu është zgjedhur përfaqësues i studentëve në bordin e Universitetit të Arteve dhe gazetari Marin Mema është zgjedhur përfaqësues i studentëve në Universitetin Bujqësor të Tiranës.
Mbetet për t’u parë sesa do të ndikojnë këto figura në rritjen e cilësisë në universitetet shqiptare, ndërkohë që ‘Pakti për Universitetin’ i prezantuar nga Rama mund të konsiderohet tashmë i dështuar, pasi nuk ka realizuar asgjë përveç ndërhyrjes në disa konvikte.

auto listat1552675813

Exit mobile version