Braktiset Rama, dhjetëra autobusë me qytetarë nga Kuçova dhe Poliçani për të mbushur sheshin në Berat

Takimi i Edi Ramës në qytetin e Beratit ishte një dështim total i tij. Menjëherë pas ndërprerje së takimit dhe heqjes së sinjalit live nëpër televizionet nën kontroll, në orën 15:45 banorët e Beratit e braktisën dhe kjo u dukë menjëherë pas njerëzve që kishte sjell nga zonat të tjera. rama ik 1
Rama u detyrua ta mbyllë me shpejtësi mitingun megjithëse ai kishte sjellë 15 autobusë plotë e përplot për takimin, 9 nga Kuçova e 6 nga Poliçani për ta shitur si një pritje madhështore në Berta, kur në fakt asnjë beratas nuk ishte në miting.
Karriget dhe forma e vendosjes të militantëve mitingashë dhe administratë të sjellë me autobuza nuk e fshihnin dot braktisjen që qyteti i Beratit i bëri diarresë së lloqeve të Edi Ramës live, duke harxhuar dhe kohë televizive të kushtueshme. Burime nga Berati thonë se Rama ka qenë shumë i acaruar me strukturat e degës së PS së Beratit, por fakti mbetet që qytetarët beratas e braktisën dhe nuk dolën ta dëgjonin. Ky ishte një dështim total i tij në këtë qytet. Jesmenët e tij i kanë futur njerëzit nëpër autobuza për ti nisur drejt Kuçovës.
E ndërsa Rama, ikën drejt Kuçovës këmbanat e kishës bien si një vajtim për fatin e tij.

Rama tashmë e ka bërë skemë, që sa herë në Tiranë ka protesta, ai ngujohet në rrethe, dhe për t’i treguar botës se edhe atë e duan shqiptarët, organizon antimitingje.
Nëse në Tiranë protestojnë shqiptarët me dhe pa parti, nëpër rrethe shkojnë hallexhinjtë, ata që marrin një rrogë në administratë dhe kërcënohet se do u hiqet buka e gojës nëse nuk shkojnë në takimin me kryeministrin.
Rama ka mbledhur punonjësit e administratës për ti çuar të gjithë në Berat, që të marrin pjesë në takimin e thirrur prej tij, për të treguar se dhe ai nuk është vetëm.
Autobusë të shumtë kanë parakaluar mesditën e sotme në Berat, për t’u shpërndarë më pas në qytetet përreth, aty ku do të mbledhin punonjësit e administratës të cilët do të shërbejnë si dekor i Ramës në mitingun e nesërm në këtë qytet.
Sipas informacioneve më të fundit, Rama do të qëndrojë dy ditë në Berat, ndërkohë që shoë i tij me administratën është kthyer në një skenar të lexueshëm sa herë ka protesta në Tiranë.

rama protesta

Artikulli paraprakRama pritet me protesta në Berat dhe Kuçovë: Dorëzohu!
Artikulli tjetërRama kap Bordet e Universiteteve! Nga Lorenc Vangjeli, këshilltarja e kryeministrit, ish-deputeti i PS…