Rama, gati të mbyllë sërish vendin, fundjavat “arrest shtëpie”, baret dhe restorantet…

Rama përgatitet të mbyllë sërish vendin nën pretekstin e masave mbrojtëse ndaj virusit. Vendimi është paralajmëruar disa herë nga njerëz të afërt të Ramës, ndërsa tani pritet të vendoset vetëm data se kur do të zyrtarizohet vendimi për një mbyllje të re të vendit.

Burimet sqarojnë se mbyllja do të përfshijë ndalimin e qarkullimit në fundjavë. Njerëzit do të detyrohen të qëndrojnë në “arrest shtëpie” dhe në rast se konstatohen lëvizje, atëhere do të gjobiten, por edhe të ndalohen nga policia. Në planin paraprak të Ramës parashikohet një kufizim i orarit të punës për baret, të cilat mendohet se mund të qëndrojnë të hapura deri në orën, 18.00 përgjatë ditëve të javës, ndërsa në fundjavë do të mbyllen tërësisht.

Në lidhje me restorantet nuk ka ende një qartësi se çfarë do të bëhet me to, ndërsa janë të dy skenarët si ai i mbylljes së plotë edhe plani tjetër me masa kufizuese. Qeveria pritet që ta justifikojë këtë mbyllje me shtimin e rasteve me COVID-19 dhe mbushjen e spitaleve.

Masa karantinimi kanë marrë edhe vende të tjera europiane, por ndryshe nga Shqipëria, vende si Gjermania, Britania e Madhe apo Franca kanë paketa ndihmëse ndaj qytetarëve, që i bën ata të ndjehen të mbrojtur nga ana ekonomike. Krejtësisht ndryshe ndodh me Shqipërinë. Rama deri tani ka dhënë vetëm një paketë ndihme për bizneset dhe punonjësit, ndërkohë që vende si Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë avancuar deri në katër paketa ndihmëse. Ndaj, kjo mbyllje mund të jetë me pasoja dramatike për shqiptarët.

Kryetari i opozitës, Basha prej më shumë se dy javësh në konferenca të përditshme me gazetarët ka kërkuar shtimin e fondeve për shëndetësinë për të parandaluar pasojat e përhapjes masive të virusit përmes shtimit të testeve, por thirrjet e Bashës kanë rënë në veshin e shurdhër të Ramës, që vijon që të shpërndajë dhjetra miliona euro për koncesionet korruptive të inceneratorëve dhe asnjë fond shtesë për shëndetësinë. Qytete të tëra nuk kanë tampone, ndërsa në Tiranë numri i tyre është krejtësisht i kufizuar.

Artikulli paraprakGjendja nga pandemia po përkeqësohet/ Basha i përgjigjet Ramës: Edhe sa njerëz duhet të vdesin për shkakun tënd?
Artikulli tjetërKreu i OBSH-së infektohet me COVID-19