Kreu i OBSH-së infektohet me COVID-19

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka shkuar në vetë-karantinim pasi rezultoi i infektuar, si kontakt i një personi pozitiv me Covid-19.

Tedros Adhanom Ghebreyesus, i vendosur në Gjenevë, Zvicër, bëri publik njoftimin të dielën vonë dhe u shpreh se nuk kishte simptoma.

“Unë jam identifikuar si kontakt i dikujt që ka rezultuar pozitiv për Covid-19,” shkroi ai në Twitter. “Jam mirë dhe pa simptoma, por do të shkoj në vetë-karantinim gjatë ditëve të ardhshme, në përputhje me protokollet e Organizatës Botërore të Shëndetësore dhe do të punoj nga shtëpia.”

Tedros Adhanom Ghebreyesus është biolog dhe studiues i Shëndetit Publik nga Etiopia, shtet në Afrikë, që shërben si kreu i OBSH-së që prej vitit 2017. Tedros është i pari drejtues jo mjek dhe i pari afrikan në këtë post. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) është një organ shëndetësor që u themelua nga Kombet e Bashkuara në vitin 1948, pas Luftës së Dytë Botërore, për të promovuar shëndetin global për të mbrojtur njerëzit nga sëmundjet infektive.

Artikulli paraprakRama, gati të mbyllë sërish vendin, fundjavat “arrest shtëpie”, baret dhe restorantet…
Artikulli tjetërPërshkallëzohet protesta, Policia ndalon studentët të futen në fakultet