Radha 20 kilometra, pala greke ndërpret punën

Radha e automjeteve në Kakavijë vijon të mbetet e pandryshuar. Ndonëse me ritme mjaft të ngadalta, në orët e pasdites së sotme disa prej qytetarëve që presin për të hyrë në tokën helenë kanë arritur të kalojnë në anën tjetër.

Por shtimi i atyre që kanë ndërmarrë rrugën drejt Greqisë për të mbërritur atje para 17 gushtit ka bërë që radha prej 20 kilometrash të mos pësojë asnjë ndryshim.

Gazetari i ABC News Orgest Sako ka ndjekur nga afër situatën e krijuar në Kakavijë që prej orëve të para të mëngjesit e deri në mbrëmje.

Ai raporton se qytetarët vijojnë të presin në kushte të vështira pavarësisht ndërhyrjes së autoriteteve në ndihmë të tyre.

Qeveria greke ka njoftuar se të gjithë ata që do të futen në Greqi në periudhën 17-31 gusht do të jenë të detyruar të qëndrojnë në karantinë për 7 ditë.

E kjo ka bërë që shqiptarët të nisen drejt shtetit helen, për të mbërritur atje para kësaj date.

Pala greke njoftoi sot se në dy pikat kufitare, atë të Kakavijës dhe atë të Kapshticës do kalojnë 1050 udhëtarë në ditë.

Shqiptarët e mbetur në radhën kilometrike në Kakavijë do të duhet të presin orën 06:00 të mëngjesit me shpresën për të kaluar në anën tjetër të kufirit.

Në orën 22:00 pala greke ka ndërprerë punën, pavarësisht situatës kaotike të krijuar që prej disa ditësh.

Shqiptarët vijojnë të bllokuar në radhën që vazhdon për 20 km në kushte mjaft të vështira.

Kjo situatë u krijuar për shkak se shumë qytetarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi, u nisën drejt shtetit helen në kohën kur ky i fundit vendosi të caktojë karantinë të detyruar për ata që hyjnë në vend nga data 17 deri në 31 gusht.

Në orët e pasdites së sotme pala greke vendosi të shtojnë numrin e tamponëve të kryera brenda një ore, ndërkohë që MEPJ ka njoftuar se po negociohet për vijuar punën edhe përtej orës 22:00.

Artikulli paraprakPrag konflikti, si u përplasën anijet ushtarake greke dhe turke në Egje, ngjarja u mbajt e fshehtë
Artikulli tjetërBayern poshtëron Barcelonën, humbja më e turpshme në dekada, 8-2