Bayern poshtëron Barcelonën, humbja më e turpshme në dekada, 8-2

Spektakël në Lisbonë. Bayern Munich ka arritur ta mposhtë 8-2 Barcelonën për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Bayern Munich është gjysmëfinalisti i tretë në Champions League.Skuadra e Hansi Flick i ka dhënë shkollë futbolli Barcelonës, duke ia lëkundur edhe themelet pasi e ka mposhtur me rezultat të thellë 8-2,

Kampioni në fuqi i Gjermanisë e ka demoluar nga fillimi e deri në fund të ndeshjes kundërshtarin, duke e mposhtur me rezultat të thellë 8-2.

Serinë e golave e hapi Thomas Muller në minutën e katërt, para se David Alaba të shënonte autogol për tu barazuar shifrat në 1-1 pas tre minutave.

Bayerni ktheu epërsinë kur Ivan Perisic shënoi për 1-2 në minutën e 22-të falë gabimeve skandaloze të mbrojtjes katalunase.
Gjashtë minuta më vonë Serge Gnabry realizoi një gol të bukur për 1-3, ndërsa Thomas Muller u përkujdes për 1-4.

Me epërsinë e tre golave të Bayernit përfunduan 45 minutat e para. Barcelona e nisi mirë pjesën e dytë, kur Luis Suarez shënoi për të ngushtuar epërsinë në 2-4 dhe u mendua se katalunasit do të bëjnë një rikthim të madh.

Por në skenë doli Alphonse Davis që me një depërtim fantastik asistoi te Joshua Kimmich që shënoi golin e pestë.

E në shtatë minutat e fundit të ndeshjes, Robert Lewandowski fillimisht dhe Philippe Coutinho me dy gola bënë që rezultati përfundimtar të jetë 2-8 në të mirë të Bayernit.

Kësisoj Bayerni kalon në gjysmëfinale me plot meritë pasi dominoi në çdo aspekt skuadrën katalunase.

Rekordmenët e Gjermanisë në gjysmëfinale do të presin fituesin e duelit mes Manchester Cityt dhe Lyonit.

Artikulli paraprakRadha 20 kilometra, pala greke ndërpret punën
Artikulli tjetërTrump kundër Bidenit për vendosjen e detyruar të maskave në nivel kombëtar: Nuk do ti mbyllim amerikanët në bodrume