Qeveria ka bërë veshin e shurdhër ndaj biznesit

Opozita ka akuzuar mazhorancën se ka krijuar një situatë kaotike për bizneset. Gjatë diskutimit të projektligjit për Këshillin Ekonomik Kombëtar, i cili tashmë kalon në varësi të ministrisë për sipërmarrjen. Jorida Tabaku u shpreh se që prej ardhjes në pushtet qeveria e majtë e ka bërë veshin e shurdhër ndaj shqetësimeve të biznesit. Por për kreun e Komisionit të Ekonomisë gjendja ekonomike është pozitive dhe këtë e tregon edhe interesi i kompanive të huaja për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Ekonomia shqiptare dhe gjendja e biznesit janë cilësuar kaotike nga opozita. Gjatë diskutimit të projektligjit për Këshillin Ekonomik Kombëtar, Jorida Tabaku tha se qeveria e ka bërë veshin e shurdhër për problemet e biznesit. “Nuk ka bashkëpunim me biznesin, ka kamzhik për biznesin. Unë do të kisha shpresuar shumë që ne të kishim diskutuar njëkohësisht edhe në lidhje me politikat fiskale të reja të qeverisë që nga 2013 e deri në vijim, por ka qenë një imponim nga ana e qeverisë çdo vendim që është marrë për taksat”.

Artikulli paraprakProkuroria e Elbasanit dërgon në Gjykatë dosjen “Kurum”
Artikulli tjetërTë fundit edhe për shërbimet aeroportuale