Prokuroria e Elbasanit dërgon në Gjykatë dosjen “Kurum”

Prokuroria e Elbasanit dërgon në Gjykatë dosjen ndaj shoqërisë “Kurum”, administratorit dhe drejtorit të shitjes, pasi akuzohen se gjatë vitit 2011-2012 kanë organizuar dhe zbatuar një skemë mashtruese lidhur me blerjen e lëndës skrap”. Administratori i “Kurum”, Koray Zeytinoglu, shtetasi turk me shtetësi shqiptare akuzohet për mashtrim dhe pastrim të produkeve të veprës kriminale.
“Koray Zeytinoglu, i datëlindjes 17.06.1977, me shtetësi turke dhe shqiptare, i cili ka patur detyrën e Administratorit të shoqërisë tregtare “Kurum Internacional” Sha, gjatë vitit 2011 – 2012 akuzohet për:
– “Mashtrim” të kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, dhe me pasoja të rënda, të parashikuar nga neni 143, pikat 2 dhe 3 të K.Penal,
-“Pastrimit të produkteve të veprës penale”, të kryer gjatë ushtrimit të një veprimtarie profesionale, në bashkëpunim, më shumë se një herë, dhe me pasoja të rënda, të parashikuar nga neni 287, pika1, gërma (a), dhe pika 2, të K.Penal.
Ndërkohë drejtori i Blerjeve të kësaj shoqërie tregtare, Yucel Aksu, të shoqërisë tregtare “Kurum Internacional” SH.A, me shtetësi turke dhe shqiptare akuzohet për “Mashtrim” të kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, dhe me pasoja të rënda, të parashikuar nga neni 143, pikat 2 dhe 3 të K.Penal. Bëhet fjalë për vitin 2011- 2012.

Skema e mashtrimit

“Nga hetimet e kryera nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan ka rezultuar e provuar se, përgjatë dy viteve 2011-2012, të pandehurit Koray Zeytinoglu dhe Yücel Aksu, duke vepruar përkatësisht në detyrën e Administratorit dhe drejtorit të blerjeve të shoqërisë “Kurum Internacional” Sha., kanë organizuar dhe zbatuar një skemë mashtruese lidhur me blerjen e lëndës skrap”.
Dy të pandehurit Yucel Aksu dhe Koray Zeytinoglu, në cilësinë e përfaqësuesve të shoqërisë “Kurum Internacional” Sha, përkatësisht, kanë nënshkruar dhe më pas depozituar, të dhënat mbi këto fatura tatimore të falsifikuara, pranë Drejtorisë së Tatimpaguesve të Mëdhenj Tiranë, dhe mbi bazën e këtyre dokumenteve të falsifikuara shoqëria “Kurum Internacional” SH.A ka përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga skema e rimbursimit me TVSH-në.
Gjatë hetimeve ka rezultuar se ky aktivitet kriminal i përfaqësuesve të shoqërisë “Kurum Internacional” Sha është kryer edhe me shoqëri të tjera me qendër në Tiranë dhe në Durrës”, bën të ditur Prokuroria.
Po kështu është paditur dhe shoqëria tregtare “Kurum Internacional” Sha, me NIPT K02727230T, aktualisht me zyrë qendore: Tiranë, Njësia Administrative Nr.5, rruga “Ibrahim Rugova”, pallati nr.14 KT, “Green Park”, apartamenti nr.39, kati 6.
E akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Mashtrimit” të kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, dhe me pasoja të rënda, të parashikuar nga neni 143, pikat 2 dhe 3 të K.Penal, si dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, të kryer gjatë ushtrimit të një veprimtarie profesionale, në bashkëpunim, më shumë se një herë, dhe me pasoja të rënda, të parashikuar nga neni 287, pika1, gërma (a), dhe pika 2, të K.Penal.

Artikulli paraprak4 shqiptarë kapen me 10 mijë euro mallra të vjedhura në Itali
Artikulli tjetërQeveria ka bërë veshin e shurdhër ndaj biznesit