Pyetja e fortë e titullarit të grupit të PPE: Shkatërrimi i Teatrit nga Rama, a është shkatërrim i shanseve të Shqipërisë për negociata?

Një pyetje ‘bombë’ u bë nga titullari i grupit të PPE në Parlamentin Europian, Michael Gahler për Komisionerin e Zgjerimit, Oliver Varhelyi.

“Shkatërrimi i Teatrit Kombëtar nga kryeministri Edi Rama, a është për ju edhe shkatërrim i shanseve të Shqipërisë për negociata dhe për t’ju bashkuar Europës?”

Kjo pyetje u bë sot pasdite në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian, ndërsa diskutohej për Buxhetin e Partneritetin Lindor.

Michael Gahler është eurodeputet (PPE, Gjermani) koordinator për çështjet e jashtme e të zgjerimit i grupit parlamentar të Partisë Popullore Europiane e koordinator i tij në Komisionin e Jashtëm.

Komisioneri Varhelyi në përgjigjen e tij theksoi se vërtet çdo shtet vendos vetë për teatrot e monumentet, por jo duke përjashtuar aktorët e rëndësishëm, por duke i përfshirë të gjithë grupet e interesit në konsultim e vendimmarrje.

“I thashë Ramës në telefon se duhej ta kishte evituar konfrontimin dhe të kishte shmangur veprime të tilla”, tha ai.

Artikulli paraprakRama nuk e sheh më vizën e korrupsionit dhe as vizën e dhunës. Ai është peng i krimit, dhe sillet si kriminel me njerëzit
Artikulli tjetërPse duhet të protestojmë…