Pse duhet të protestojmë…

Nga Mimoza REXHVELAJ

Do ia nis nga shpirti i lirë.

Një njeri që ka njohur qoftë edhe një herë të vetme lirin, që e ka shijuar atë, e ka të pamundur të “burgoset”

Unë personalisht i kam dhënë fjalën vetes që të mbështes çdo kauzë që më duket e drejtë.

Kur padrejtësia bëhet ligj, mosbindja është detyrë!

Si të mos protestosh kur shemben monumentet e kulturës, teatri nuk është një objekt koti, ajo simbolizon qytetrimin e vendit tim, është deshmi se para nesh kanë jetuar qytetar artdashtes dhe jo barbar të pafe, që ushqehen me kërma.

Ndoshta një shitësi fiqësh nuk i intereson arti sepse për të ka rëndësi “pazari” i duhet tefteri dhe mbushja e hambarit… se kaq horizont ka, po e mirëkuptoj se ajo që bëri është thjesht “kontrata” që i mundëson të mbushi llogarin.

Si mund ta justifikoj këtë të vetpagëzuarin artist, që është veç një “artisti dështak” që me taksat e shqiptarëve sponcorizon “zhgarravinat” e tij, nuk i tereson teatri, nuk i intereson arti, nuk i intereson shpirti i ndjeshëm i artistit, por si bir i dejtë i të atit në pamundësi për t’i varur sheshesh, i shkeli, i dhunoi trotuaresh dhe shtëpin jua shëmbi mbi koka…

Çfarë duhet të na bëjnë tjetër që të quhemi protestues të ligjshëm?

Apo të presim të na marrin dinjitetin, nderin, të na shkelin familjet dhe pastaj ndoshta “diplomacia” do na jap të drejtë…

Unë protestoj dhe dënoj me forcë shembjen e Teatrit dhe dhunimin e artistëve, protestuesve në mënyrën më ç’njerzore që ka parë ky vend…

Artikulli paraprakPyetja e fortë e titullarit të grupit të PPE: Shkatërrimi i Teatrit nga Rama, a është shkatërrim i shanseve të Shqipërisë për negociata?
Artikulli tjetërAkademiku i njohur: Shembja e Teatrit veprim antikombëtar, sëmundje mendore e atij që veproi