Protestuesit rrethojnë Ministrinë e Arsimit, kërkohet dorëheqja e Shahinit

Qindra qytetarë në Tiranë kanë marshuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” drejt sheshit “Nënë Tereza” pas lajmit që ka tronditur opinionin publik për përdhunimin e 15-vjeçares në Babrru.

Marshimi nisi në sheshin “Nënë Tereza”, ndërsa më pas u ndal te kryeministria e më pas te Ministria e Arsimit.

Protesta marshim “Për Fëmijërinë e Vjedhur” ka marrë tjetër rrjedhë. Qytetarë të shumtë, janë zhvendosur pranë Ministrisë së Arsimit ku po kërkojnë dorëheqjen e ministres Besa Shahini.

Me pankarta e thirrje “Ministria e Turpit” grupi i të rinjve është zhvendosur para godinës, aty ku shkruajnë parrula me tekst: “Përdhunues” në muret rrethuese të ministrisë.

2 8

Artikulli paraprakItalia përgatitet për turizmin, frika nga plazhet bosh
Artikulli tjetër56 ditë pas premtimit të pambajtur/ Pampuri nga Thumana: Edi Rama nuk punon, ai vetëm mashtron dhe bën show