56 ditë pas premtimit të pambajtur/ Pampuri nga Thumana: Edi Rama nuk punon, ai vetëm mashtron dhe bën show

Ish-deputetja demokrate, Oriola Pampuri, nga Thumana ku ndodhej sot, ka bërë të ditur edhe njëherë gënjeshtrat e Ramës para banorëve të dëmtuar nga tërmeti.

Sipas Pampurit, sot jo vetëm nuk ka drejtësi për humbjen e jetëve, por vazhdon ende të mashtrohet si në rastin ku Rama tha se brenda 6 ditëve do të pastrohen të gjitha mbetjet dhe gjithçka do ti shkojë normalitetit.

Reagimi i plotë i Orjola Pampurit

Të dashur qytetarë!

Këtu jemi në Thumanë, ku për fajin e qeverisë humbën jetën nga tërmeti i 26 nëntorit 22 qytetarë. Për ta nuk ka akoma drejtësi, por me Edi Ramën, e keqja nuk ka fund.

Thumana vazhdon të jetë një rrënojë e madhe, sepse Edi Rama nuk do t’ia dijë për qytetarët. Ai mendon se me propagandë mund t’i bëjë shqiptarët për budallenj.

Para 56 ditësh, Edi Rama ishte në të njëjtin vend ku jam unë tani. Ai premtoi se brenda 6 ditëve të gjitha mbetjet do të hiqen e do të pastrohen, do të punohet me 3-4 turne për të shkuar drejt normalitetit. Asgjë e tillë nuk ka ndodhur. Edi Rama bën vetëm show dhe nuk punon. Ai faktohet edhe një herë si një gënjeshtar dhe mashtrues i pafytyrë.

Të dashur qytetarë!

Edi Rama nuk punon as me tre turne, as me katër turne, siç premton gjatë show-t propagandistik. Edi Rama nuk punon fare. Ai është një kryeministër i dështuar, që na ka shkatërruar ekonominë, ka varfëruar gjysmën e shqiptarëve dhe po çon drejt falimentimit me mijëra biznese, sepse nuk ka punuar për qytetarët, por për një grusht oligarkësh.

Nuk ka sesi Edi Rama të punojë për shqiptarët, kur atyre u heq të drejtën për të lëvizur e për të punuar, ndërsa për vete bën udhëtime të fshehta luksi me avion privat.

Fytyra e vërtetë e Edi Ramës janë këto rrënoja të Thumanës. Është fytyra e një dështimi të tmerrshëm, nga i cili na duhet të ndahemi një orë e më parë.

2 9

Artikulli paraprakProtestuesit rrethojnë Ministrinë e Arsimit, kërkohet dorëheqja e Shahinit
Artikulli tjetërShushunja që po i pi gjakun shqiptarëve dhe po i zhyt në varfëri ekstreme, është vetëm kjo qeveri