Protestat e studentëve shtrihen në të gjithë vendin, bllokohen rrugët edhe në Korçë

Studentët i kanë shtrirë protestat e tyre në të gjithë qytetet ku ka universitete. Studentët e universitetit të Korçës kanë dalë në rrugët e qyteteit duke bllokuar rrugët duke u solidarizuar me kërkesat e studentëve të Tiranës ku kërkohen anullimi i gjobave që Rama u ka vendosur studentëve.
Studentët e Universitetit Fan Noli në Korçë i janë bashkuar qëndresës disa ditore të studentëve në Tiranë.
Asnjë prej tyre nuk ka pranuar që të hyjë sot në mësim, ndërsa paralajmërojnë se do të ketë një lëvizje si ajo e viteve 90-të.
Në thirrjet e tyre studentët dëgjohen të thonë në kor: Ministrja na shkatërroi!, duke iu referuar këtu Lindita Nikollës.
Kërkesat e studentëve që tashmë janë publikuar janë 4:
Anullimi i VKM per tarifa shtese.
Përgjysmimi i tarifës së studimit.
Përmiresimi i kushteve të konvikteve.
Bordi i Administrimit të ketë numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrise se Arsimit, duke shtuar një përfaqësues nga studentet ne bord.

Artikulli paraprakBerisha: Plani i Thaçit është plani i Serbisë për Kosovën
Artikulli tjetërNdizet revolta studentore, ultimatum qeverisë: Plotëso kërkesat ose…