Protesta për mbrojtjen e Teatrit, regjizori: Duhet rezistenca e të gjithëve pasi fitorja do të vijë

Artistët janë mbledhur sërish gjatë ditës së sotme, duke vijuar protestën e tyre kundër prishjes së Teatrit Kombëtar. Kësaj proteste nuk i janë bashkuar vetëm artistët, por dhe shumë qytetarë shqiptarë të cilët kanë dalë kundër prishjes së Teatrit.
Regjizori Robert Budina ishte i pari që mori fajlën dhe kërkoi rezistencën e të gjithëve pasi fitorja do të vijë. Ai tha se të gjithë janë të zhgënjyer nga poltika shqiptare. “Ftoj të gjithë njerëzit që iu dhemb mënyra se si po ecën demokracia në Shqipëri, deputetë të të gjitha krahëve, hajdeni këtu mos flisni në emër të partisë dhe rreshtohuni këtu, hajdeni bëjmë një aleancë të përbashkët, e firmosim, e rrëzojmë projekltiligjin, dhe fitojmë. Më pas shpërndahuni. Nuk e përdorim për interesa personale, i fusim një shpullë politikës dhe i themi se fituam”.
Në përfundim të fjalës së tij, regjisori tha se, ky është propozimi i tij, i cili mund të bëhet. ”Ky është propozimi im, por edhe po nuk ndodhi punë e madhe, unë e thashë fjalën time”, përfundoi Budina.
Protestës i janë bashkuar edhe qytetarë, të cilët kanë dalë kundër qeverisë për shembjen e teatrit. Ndërkohë, artistët janë mbështetur edhe nga deputetët e opozitës, duke i dalë kështu kundër projektit të qeverisë për shembjen e teatrit.
Ndërkohë që kreu i opozitës Lulzim Basha, ka shkruar në Facebook, se PD është në krahë të artistëve. “Ne jemi në krahë të artistëve, teatri nuk do të shembet”, shkruan Basha në Facebook.

Artikulli paraprakZbulohen paracelat me kanabis në Vlorë, policia le të lirë kultivuesit, ndalon barinjtë
Artikulli tjetërAktori shpërthen ndaj Ramës: Mjeshtër i midhjes dhe i peshkut, s’ke për të ndërtuar kulla këtu