Aktori shpërthen ndaj Ramës: Mjeshtër i midhjes dhe i peshkut, s’ke për të ndërtuar kulla këtu

Artistët nuk ndalen. Ata vijojnë protestën e tyre duke kundërshtuar shembjen e ndërtesës së Teatrit Kombëtar. Aktori Visjan Ukcenaj ka reaguar ashpër lidhur me vendimin e qeverisë për shembjen e Teatrit Kombëtar. Nga protesta që po organizojnë artistët, Ukcenaj ftoi të gjithë të rinjtë që të jenë pjesë e kësaj nisme, ndërsa me tone të ashpra ‘shpërtheu’ kundër aktorëve që janë pro shembjes së teatrit. Ai tha se, disa servilë shiten për një projekt në Teatër, disa të tjerë nuk vijnë.
Protestës së aktorëve sot i ishin bashkuar edhe shumë qytetarë, të cilët kanë dalë kundër qeverisë për shembjen e teatrit. Ndërkohë, artistët janë mbështetur edhe nga deputetët e opozitës, duke i dalë kështu kundër projektit të qeverisë për shembjen e Teatrit.
“Mjeshtër i midhjes dhe i peshkut, nuk është prona jote. Këtë nuk do ta bësh. Lëkët që ke marrë nga këta njerëz shko dhe shpenzoji diku tjetër, jo këtu. Dua t’i them aktorëve të rinj ta nxjerrin mushkërrinë këtu, sepse kjo është skena më e rëndësishme. Ta kenë në CV. Më vjen keq që nuk vijnë, të mëdhenj të vegjël, artistë me pordhë e pa pordhë duhet të vijnë të gjithë. Sepse populli është pronari i kësaj, dhe jo qeveritarët, vendos populli këtu”, u shpreh aktori Visjan Ukcenaj.

Teatri

Artikulli paraprakProtesta për mbrojtjen e Teatrit, regjizori: Duhet rezistenca e të gjithëve pasi fitorja do të vijë
Artikulli tjetërRama, 140 milion euro për zyra, makina dhe vila, për Teatrin nuk ka lekë!