Problematikat e shqiptarëve në tregun e punës

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal ka publikuar një raport të ri me titull; “Tregu i Punës në Ballkanin Perëndimor”, i financuar nga Bashkimi Europian. Një në tre shqiptarë punon në ekonominë informale. Nga ana tjetër, më shumë se gjysma e të punësuarve në vendin tonë, janë punonjës informalë. Këtë e tregon edhe ky grafik, që evidenton edhe faktin se, Shqipëria ka diferencë të ndjeshme me fqinjët në këtë drejtim.
Shqipëria figuron të jetë vendi që ka shpenzimet më të ulta në drejtim të politikave aktive për tregun e punës, që janë mekanizmi kryesor në dorën e politikbërësve për të korrigjuar defektet e tregut. Në Shqipëri, këto shpenzime janë vetëm në 0.03% të PBB. Madje edhe këto shpenzime, në pjesën dërrmuese i referohen programeve të trajnimit, sidomos ndaj grupeve vulnerabël të shoqërisë. Pjesë e raportit është edhe një tabelë që mat nivelin e progresit drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Kriteret janë dy ekonomikë dhe dy jo-ekonomikë, ndërkohë që notat janë nga 1 në 5. Sa i përket sistemit ligjor, progresi është minimal, me notën 1, pra në fazën fillestare.
Vetëm indikatori i ekonomisë së tregut merr notën 3, ç`ka do të thotë se, në këtë drejtim Shqipëria është e mirëpërgatitur për t`u bërë pjesë e unionit.

Artikulli paraprakZguri: Sfidë transparenca e fondeve të partive politike
Artikulli tjetërTaksa e re e pronës, ja si do të bëhet vlerësimi i bazës së taksës