Presidenti i Maqedonisë së Veriut falenderon SHBA në gjuhën shqipe

Pas vendimit të djeshëm për të miratuar protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Nato, presidenti i vendit, Stevo Pendarovksi, ka falenderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vendimin e marrë. Mesazhi që është postuar në Twitter, është në gjuhën shqipe, duke surprizuar jo pak ata që e kanë ndjekur presidentin.

Presidenti shton se partneriteti mes dy vendeve do të vijojë edhe tani që Maqedonia hyri në aleancë.

“Faleminderim ShBA-së për Ratifikimin e Protokollit për anëtarësim në #NATO në Senat. Partneriteti strategjik ShBA-Maqedonia e Veriut vazhdon në Aleancë duke kontribuar për stabilitetin dhe sigurinë globale”, shkruan Presidenti Pendarovski.

Screenshot 3 67

Artikulli paraprakThaçi imiton Ramën, shikoni çfarë ka veshur në ceremoninë Perandorake në Japoni
Artikulli tjetërYuri Kim e propozuar për ambasadore e SHBA në Tiranë pritet të dalë përpara Senatit