Prangat tmerrojnë Baba Liken (Ilir Meta Metajn), ja pse “shiti” Monikën dhe sulmoi SPAK

Nga Rigels Seliman

Ilir Meta Metaj alias Baba Likja në daljen e djeshme konfirmoi terrorin që e ka mbërthyer pas marrjes nën hetim si familje nga ana e SPAK. Organi i akuzës është në fundin e hetimit të dosjes ‘CEZ-DIA’, ku pritet ti hidhen prangat “Vojo Kushit” miliarder nga Skrapari. Përpos kësaj dosje mbi familjen e tij janë duke u plotësuar disa dosje të tjera që fillojnë nga pastrimi i parave deri te lobimi në Amerikë. Ilir Meta është politikani tipik shqiptar pas viteve 1990. I pamoralshëm, i korruptuar, i pabesë, i paskrupullt dhe i pafytyrë, ky tip politikani është pjesë e plejadës që na kanë drejtuar gjatë 34 viteve postkomunizëm, i cili ka qenë pjesë e pisllëqeve të pafundme në politikën ditore shqiptare. Mbijetesa e tij në politikë ka ardhur si rezultat i makiavelizmit të tij, ku gjatë gjithë aktivitetit të tij ka mbizotëruar pazari dhe kompromisi me miqtë dhe kundërshtarët e tij politikë. Ilir Meta me injorancën e tij fshatareske, me një formim të varfër intelektual falë djallëzisë së tij ishte në gjendje që të bënte pirueta diabolike me miqtë dhe armiqtë e tij. Që në moshë të re ai manifestoi se është njeri që nuk njeh masë dhe kufi në moral. Që në ditët e para të futje së tij në Partinë Socialiste u rekrutua nga Sali Berisha nëpërmjet Bashkim Gazidedes dhe u fut si delfin në të majtën shqiptare. Çuditërisht megjithëse luajti kundër Fatos Nanos gjatë kohës që ai qëndroi në burg, u katapultua në nivelet më të larta të Partisë Socialiste. Sot shahej me Fatos Nanon, nesër puthej. Të dy në llojin e tyre ishin të njëjtë për sa i përket rregullave të moralit. Fatos Nano qytetar liberal dhe i shthurur, Ilir Meta fshatar injorant diabolik si pazarxhi i rëndomtë arriti të bashkëjetojë deri në vitin 2005. KPD e famshme e PS ka qenë treguesi i shthurjes të politikës shqiptare, por dhe manifestimi i amoralitetit të Ilir Metës në raport me moralin që duhet të përfaqësojë elita politike e një kombi. Pas vitit 2005 nisi dashuria me Edi Ramën ku dikur shaheshin me libër shpie e më pas konfirmonin dashuritë ndaj njëri-tjetrit si dy prostituta puritane. Në vitin 2009 Ilir Meta nuk u ndal në piruetat e tij politike, ku u rikthye në gjirin e rekrutuesit të tij Sali Berishës për të përfunduar në rrugë të madhe me bllokun e Gimit 700 mijë euro. Viti 2013 shënoi piruetën e radhës, ku Ilir Meta u bë ortak sërish me dashurinë e vjetër Edi Ramën, ku u harruan akuzat fyerjet, thonjtë e palarë apo kokpalarin e Senës, duke i kapërdirë të gjitha dhe kurorëzuar “aleancën e qelbësirave’. Nga 2017 dihet sërish kthimi i Ilir Metës te Sali Berisha, duke e mbyllur përfundimisht qerthullin e ecejakeve sa majtas djathtas. Kjo periudhë makiavelizmi politike e shndërroi Ilir Metën nga personazh me të ardhura modeste në posedues i pasurive marramendëse, falë aftësive të tij korruptive dhe mjeshtërisë për të shndërruar pazarin politik në profit ekonomik. Vila, pallate, prona dhe pasuri pafund ekzistojnë legalisht si pronë e tij të regjistruar në ILDKP, ndërkohë që underground posedon pasuri pafund. Dalja e djeshme në publik demonstroi qartazi nivelin e ulët intelektual të tij. Shumëkush që është munduar ta paraqiste si një njeri të çmendur gabohet rëndë. Ilir Meta ka humbur qetësinë e cila ka qenë një nga kualitetet e tij gjatë gjithë karrierës së tij politike. Ilir Meta fliste pak dhe kjo dhunti i jepte vlerat e një burri serioz, ndërkohë realiteti i kapacitetit të tij mendor nuk bëhej kurrë publik falë kësaj aftësie që ja kamuflonte qetësia dhe të qenët fjalëpakët. Sot Ilir Meta e ka humbur qetësinë dhe i ka hequr koracën duke i nxjerrë zbuluar injorancën dhe idiotësinë e tij unike. Mesazhet me Stalin, Hitler, Çurçill apo Radio Moskë dukej qartë që e kanë munduar ti mësojë si paragrafë dhe përdorimi i tyre ishte i sforcuar për një kokëgdhe si ky personazh tipik anadollak, që mbijetoi në një kohë të tillë politike ku injoranca dhe zhuli prevalojnë mbi vlerat intelektuale të një kombi. Ilir Meta nuk ka lexuar asnjëherë ndonjë libër dhe mund të thuhet me plotë gojën është armiku i inteligjencës. Ai gjatë gjithë karrierës së tij politike është edukuar me kasetat e Mehmet Shehut dhe të Enver Hoxhës për të fituar impostimin në kulturën e të bërit politik. Padyshim s’duhet të harrojmë frymëzimin që merrte nga Sutjeska e Marreshall Titos të cilin e ka idhull personal. Alarmimi i Ilir Metës nuk është gjë tjetër veçse alarmi i një personazhi që ka marrë të tatëpjetën në politikë dhe minutat e tij për të dhënë llogari para drejtësisë janë të numëruara. Sulmet ndaj SPAK demonstruan qartë panikun që ka zënë këtë personazh imoral që ka nxjerrë në pazar gjithë familjen e vet, duke larë duart me bashkëpunëtoren dhe bashkëshorten Monikë, me të cilën ka bërë të gjitha zullumet gjatë qeverisjeve me ministrat e tij gjatë këtyre viteve. Ky personazh butaforik nuk vë në llogari as familjen e vet përpara interesave të tij personale dhe prapanicës së vet. Ajo që ka ndodhur këto ditë me Ilir Metën tregoi qartë se muri korruptiv i 34 viteve ka filluar të bjerë. Pas Sali Berishës, Ilir Meta është guri tjetër i themelit që po i ikën këtij muri

Artikulli paraprakMjeku ligjor: Enver Hoxha u zhvarros në ‘92 për të përgënjeshtruar shpifjen se kufoma u godit në kokë dhe u dëmtua nga kavoja e vinçit që po e nxirrte
Artikulli tjetërDel dokumenti i pagesës/ Ilir Meta “spiun” 50 lekësh i Sigurimit të Shtetit