“Do të doja të rikthehesha te Ajax, asnjëherë nuk i dihet”

Matthijs de Ligt ka qëndruar gjithmonë shumë pranë Ajax-it. Futbollisti holandez ka folur për eksperiencën e tij në një intervistë në kanalet zyrtare të klubit të Amsterdamit, duke hapur derën për një rikthim të mundshëm.

“Çdo herë e mendoj dhe besoj se do të ndodhë. Kam luajtur tre vjet në ekipin e parë, një periudhë relativisht e shkurtër, mendova se mund të ishte më e gjatë.

Nëse do të kisha mundësi të kthehesha në Ajax, do të doja ta bëja. Gjithçka mund të ndodhë” – tha lojtari i Bayern.

Artikulli paraprakKanceri i gojës, kokës dhe qafës/ Këto janë shenjat e para paralajmëruese që nuk duhet t’i neglizhoni
Artikulli tjetër“Ballkani Perëndimor, të futet sa më parë në BE”- Paralajmërimi i Charles Michel: Bashkimi Evropian duhet të zgjerohet ose do përballet me…