Plagosen me armë zjarri dy të rinj në Velipojë

Dy të rinj janë plagosur me armë zjarri ditën e djeshme në Velipojë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të rezervuarit, bëjnë me dije se ka dy persona të lënduar nga ngjarja. Po të njëjtat burime raportojnë se disa të rinj u përfshinë në një sherr, që më pas përshkallëzoi deri në përdorimin e armëve.
Dy të plagosurit janë Durim Tahiri, 27 vjeç dhe Ervin Tahiri, 30 vjeç. Të plagosurit u dërguan me urgjencë në Spitalin e Shkodrës, ndërkohë policia ka arrestuar Besnik Ndoj, të cilit iu sekuestrua një automatik model 56. Pika kontrolli janë vendosur për kapjen e autorit të dytë. 30-vjeçari Ervin Tahiri është në gjendje të rëndë, pasi ka marrë plumb në gjoks, ndërsa Durimi në gju.

Artikulli paraprakKapet me naftë kontrabandë, arrestohet gomisti
Artikulli tjetërKorrupsion me legalizimet, në pranga ish-drejtori i ALUIZNI-it në Shkodër