Plagosen me armë zjarri dy të rinj në Velipojë

Dy të rinj janë plagosur me armë zjarri ditën e djeshme në Velipojë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të rezervuarit, bëjnë me dije se ka dy persona të lënduar nga ngjarja. Po të njëjtat burime raportojnë se disa të rinj u përfshinë në një sherr, që më pas përshkallëzoi deri në përdorimin e armëve.
Dy të plagosurit janë Durim Tahiri, 27 vjeç dhe Ervin Tahiri, 30 vjeç. Të plagosurit u dërguan me urgjencë në Spitalin e Shkodrës, ndërkohë policia ka arrestuar Besnik Ndoj, të cilit iu sekuestrua një automatik model 56. Pika kontrolli janë vendosur për kapjen e autorit të dytë. 30-vjeçari Ervin Tahiri është në gjendje të rëndë, pasi ka marrë plumb në gjoks, ndërsa Durimi në gju.

Exit mobile version