Kapet me naftë kontrabandë, arrestohet gomisti

Një sasi prej 220 litra naftë kontrabandë është sekuestruar nga efektivë të Policisë së Durrësit, që kanë arrestuar një person. Specialistët e Sektorit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, gjatë ditës së djeshme, ushtruan një kontroll në ambientin në lagjen numër 3, ku Indrit Tafa punonte si gomist.
Aty u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 220 litra naftë e pa markuar në masën 90%, e cila është kontrabandë, njofton policia. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale: “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë” dhe “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” në ngarkim të 46-vjeçarit Tafa, i cili është arrestuar.

Artikulli paraprakBie kupola e mafias
Artikulli tjetërPlagosen me armë zjarri dy të rinj në Velipojë