Përplasje të forta në Ministrinë e Brendshme për tenderat, jep dorëheqjen Ndreca, Lleshaj mban “peng”…

Përplasje të ashpra duket se kanë përfshirë kupolën më të lartë drejtuese në Ministrinë e Brendshme. Burimet bëjnë të ditur se, Sekretari i Përgjithshëm i kësaj ministrie, Plarent Ndreca ka dhënë dorëheqjen, e cila mbahet prej ditësh peng e pafirmosur nga ana e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

Përplasjet mes Ndrecajt dhe Lleshajt kanë nisur për disa tendera që janë lëvruar në këtë institucion, e veçanërisht pas atij për kapelet e punonjësve të policisë, ku vetëm një e tillë kushtonte 350 euro.

Mësohet se për momentin funksioni i Ndrecajt po kryhet nga Helena Pici, edhe pse kjo është një lëvizje që ende nuk ka marrë konfirmim zyrtar.

Kujtojmë se mëngjesin e të premtes dha dorëheqjen, edhe nëndrejtori i policisë së Tiranës, Arsen Sinomati, me pretendimin e arsyeve personale. Burimet thanë për Faxweb.al se dorëheqja e tij lidhet me faktin se brenda ditësh ai do të dilte përpara Komisionin të Jashtëm të Vlerësimit për tiu nënshtruar procesit të Vetingut.

Artikulli paraprakShtetet e Rajonit javën tjetër marrin vendimin përfundimtar për hapjen e kufijve
Artikulli tjetërKlement Zguri jep dorëheqjen nga drejtimi i KQZ