Klement Zguri jep dorëheqjen nga drejtimi i KQZ

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Klement Zguri ka dhënë dorëheqjen nga posti. Mësohet se Zguri i ka paraqitur shkresën me dorëheqjen nga drejtimi i KQZ Kuvendit të Shqipërisë.

Ky hap i Zgurit vjen vetëm pak javë para përfundimit të mandatit. Ndërkohë që pas disa javësh Kuvendi do të zgjedhë KQZ-në e re.

Zguri u emërua në këtë post pas marrëveshjes së 17 majit të vitit 2017, mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha. Ai  ishte anëtar i Komisionit Qendrot të Zgjedhjeve prej 23 vitesh.

Artikulli paraprakPërplasje të forta në Ministrinë e Brendshme për tenderat, jep dorëheqjen Ndreca, Lleshaj mban “peng”…
Artikulli tjetërFlet ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj: Provat ishin zero, nuk kam pasur kontakt me…