Performanca negative në ekonomi

Rreth 69,8% e ndërmarrjeve aktive janë prodhues të shërbimeve, nga 75,0% që ishin në vitin 2015 po në të njëjtin sektor.
Tregtia me pakicë përveç tregtisë së automjeteve dhe motoçikletave vazhdon të jetë mbizotëruese në ekonominë e vendit me 31,9% të ndërmarrjeve të rezultuara në fund të vitit 2016 nga 35,3 % në vitin 2015.
Edhe pse plot me burime natyrore, me nëntokë të pasur, plot mundësi për të zhvilluar turizmin dhe bujqësinë dhe industrinë, ekonomia e Shqipërisë mbetet e varur nga bizneset e tregtisë dhe vetëm 1 për qind e bizneseve punësuan mbi 50 punonjës sipas të dhënave të INSTAT mbi regjistrin e ndërmarrjeve.
Sipas INSTAT në vitin 2016 numri i ndërmarrjeve është 160.679, duke shënuar një rritje prej 5,5% krahasuar me vitin 2015.
Mbi 31 mijë janë fermerë të pajisur me Numër Identifikimi të Personit të Tatueshëm (NIPT) në fund të vitit 2016, nga 19.543 fermerë të regjistruar deri në fund të viti 2015.

Artikulli paraprakDuka pëlqen Clarence Seedorf
Artikulli tjetërDe Kanio me “mik të fortë”