Për të parën herë Rama pranon se Merkel i ka vendosur kushte për Negociatat

Për të parën herë që nga dita e refuzimit të Shqipërisë nga Këshilli Europian për hapjen e Negociatave, Rama ka pranuar sonte se Gjermania i ka venosur kushte për këtë process.

“Ka pasur një shumicë dërmues vendesh vetëm pro pa kushte, Gjermania ishte pro, por me disa kushte”, tha Rama, i cili nuk ka deklaruar se është i angazhuar për përmbushjen e këtyre kushteve.

“Çfarë përgjegjësie kam unë për ikjen, nëse nuk akuzohem se nuk kam barazuar standardin e jetesës së Shqipërisë me Gjermaninë? kjo gjë ndodh kudo. njerëzit ikin për standarde më të mira jetese, për t’i arritur sa më shpejt”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama e bëri të qartë se sa i përket hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në, të vetmet vende që kundërshtuan ishin Franca dhe Danimarka, e jo një shumicë kundër.

“Nuk ka pasur një shumicë vendesh kundër Shqipërisë, ka pasur vetëm dy vende kundër Shqipërisë: Holanda dhe Danimarka. Asnjë tjetër. Ka pasur një shumicë dërmues vendesh vetëm pro pa kushte, Gjermania ishte pro, por me disa kushte.

Madje tentoi të krijonte një urë mes atyre vendeve që ishin ‘po’ pa kushte dhe atyre që ishin kundër. Franca ka një pozicion pa asnjë lidhje me Maqedoninë e Veriut apo Shqipërinë, por ka lidhje me një qasje komplet tjetër për mënyrën se si duhet të vazhdojë procesi zgjerimit. Franca ka bllokuar edhe hapjen e kapitujve për Serbinë dhe Malin e Zi”, tha Rama.

Ai komentoi edhe arsyen e presidentit Emmanuel Macron, se azilantët shqiptarë janë problem.

“Së pari edhe presidenti i Francës bën politikë të brendshme, ato bishtat për azil, a ku di unë janë për politikë në Francë”.

Artikulli paraprakFaqja e pare
Artikulli tjetërE tha edhe këtë: Nuk është imagjinuar në histori lufta që i kam bërë unë krimit