Për Enverët tanë!

Nga Ermal Peçi

Para 32 vjetësh në 20 shkurt të vitit 1991 u rrëzua bustit i njeriut i cili mbajti në këmbë një prej regjimevekomuniste më të egra  në botë. Rënia e bustit të Enver Hoxhës mbarte një simbolikë shumë të fortë, ku tregonte se rinia nuk e duronte dot tiranin edhe shtypjen, deformimin e vullnetit dhe sundimi e një pakice mbi shumicën. Nesër do të jetë 20 shkurti, një ditë e cila simbolikën e ka shumë të fortë por tashmë e ka gjetur vendin tonë në kontekst social edhe politik shumë larg ëndrrës edhe dëshirës për një “Shqipëri si gjithë Europa”.

Sot ata që luftuan Enverin ose u shitën sikur e luftuan në fakt u tjetërsuan edhe u bënë si ai. Ashtu siç thoshte edhe Niçe “ Kushdo që lufton monstrat, duhet të bëjë kujdes, që ndërkohë të mos shndërrohet edhe vetë në një monstër. Dhe nëse ia ngul sytë për një kohë të gjatë humnerës, edhe humnera do të t’i ngulë sytë ty. E fatkeqësia më e madhe është se tashmë në politikën shqiptare ne kemi Enverat tanë, të përhapur në qeveri edhe opozitë. Envera të cilët mbajnë gjallë mëndësinë për të gëzuar pushtet të pamerituar.

Edi Rama është një prej Enverëve në pushtet, jo vetëm për për jetëgjatësinë,korrupsion që ka qeveria e tij, mënyrën si e ka mbajtur pushtetin por edhe për faktin se është i vetmi kryeministër që ka komplotuar për të eleminuar opozitën shqiptare edhe kryetarin e PD-së Lulzim Basha.

Çështja Mcgonigal edhe dënimi i ish-agjentit të FBI me 28 muaj burg për 225 mijë dollarët dhe kontaktet e padeklaruara me kryeministrin e vëndit Edi Rama, Agron Neza edhe këshilltarin e tij Dorian Duçka.

Enveri i dytë e ka emrin Ilir Meta, politikani i cili ka kaluar ylberët politik vetëm me qëllimin pragmatist për të gëzuar pushtet, ka kaluar të gjitha ciklet edhe detyrat shtetërore, nga deputet, ministër, kryeministër deri edhe president i Shqipërisë por përsëri është i pakënaqur edhe mendon se mund t’i japi vendit akoma më shumë leksione demokracie edhe pse është në disa proçese aferash korruptive në SPAK.

Enveri i tretë e ka emrin Sali Berisha, njeriun që ne e kemi mbështetur për të qënë alternativë edhe jo për tu tjetërsuar në Enver, ku për pushtetin edhe hallin e vet të shkrinte një parti e cila zgjodhi të mbajë anën e SHBA-së dhe partnerëve ndërkombëtarë për mos t’u izoluar por për t’u bërë inkluzive për Shqipërinë. Secili prej këtyre politikanëve që u përshkrova kanë po kaq vite pushtet sa Enver Hoxha.

Ideologjia që ata trashguan edhe sollën në demokracinë hibride shqiptare ka po të njëjtat pasoja për shoqërinë njësoj si komunizmi i Enver Hoxhës, ai i vrau desidentët edhe i burgosi, këta i varfëruan, i tjetërsuan edhe i larguan shqiptarët. Sot PD është përballë këtyre Enverëve të cilët e kanë shkatërruar këtë vënd, e kanë mbajtur në stagnimi vëndin tonë por edhe e kanë vjedhur duke mbjellur korrupsionin si mëndesi shtetëformuese, se shkatërruan shtetin për të ngritur pushtetin e tyre privat.

Prandaj sa herë flasin apo thërasin për protesra për demokraci e liri, në fakt kanë hallet e tyre të cilat lidhen me dosjet e tyre në SPAK, sepse ata kurrë nuk kanë dashur drejtësi, sepse janë ndjerë Zot të kësaj toke. Por vjen një ditë kur të gjithë do japin përgjigje për mëkatet e veta, e kjo ditë po afrohet kur secili prej tyre nuk ka më fuqi të ndihen të paprekshëm përballë SPAK.

Artikulli paraprakRama sulmon BKH dhe SPAK: Bëjnë shfaqje të shëmtuara në zyrat e shtetit!
Artikulli tjetërGënjeshtrat që nuk duhet t’i thuash kurrë mjekut