Pedagogu që iu bashkua studentëve kandidon për në Këshillin Kombëtar të PD

Pedagogu i Fakultetit Ekonomik në Tiranë, Rezart Prifti iu bashkaua protestës së studentëve nga e gjithë Shqipërisë për plotësimin e 8 kërkesave.
Studentët e përshëndetën me ovacione praninë e tij në protestë, ku gjatë fjalës së tij Prifti iu drejtua studentëve, se ju jeni gjenerata e parë që mendoni ndryshe, mësoni ndryshe, motivoheni ndryshe dhe bashkoheni ndryshe.
“Uroj që Fakulteti i Ekonomisë të ketë përfaqësuesit e vetë këtu, dhe të jeni sa më shumë. Jeni gjenerata e parë që mendoni ndryshe, mësoni ndryshe, hani e pini ndryshe, motivoheni ndryshe dhe bashkoheni ndryshe. Ju jeni ndryshe nga gjithë njerezit e dogmatisur që vijnë vërdallë,’ u tha pedagogu studentëve, që e duartrokitën mbështetjen e tij”, u shpreh ai.
Studentët vazhdojnë protestën e tyre para kryeministrisë për të 11-tën ditë me radhë për plotësimin e 8 kërkesave të tyre . Ata kanë refuzuar sërish thirrjet për dialog dhe kanë paralajmëruar sërish se nuk do të heqin dorë pa ia arritur qëllimit të tyre.
Duke iu referuar deklaratës së kryeministrit Rama se ata mund të qëndrojnë edhe 10 vitë para kryeministrisë, studentët i kthyen përgjigje se për të arritur plotësimin e kërkesave të tyre nuk do u duhet të qëndrojnë shumë gjatë.
“Zoti kryeministër ti na ke thënë se qëndroni edhe 10 vite po deshët, por jam i sigurtë se nuk do na duhet shumë dhe ti do t’i plotësosh kërkesat tona”, u shpreh njëri nga studentët, ndërsa të tjerët shpërthyen në ovacione.
Studentëve u janë bashkuar sot edhe banorët e Unazës së Re. “Kauzat janë të ndryshme, por padrejtësia është e njëjtë”, u shpreh njëri nga studentët, pasi banorët e Astirit iu bashkuan protestës.

Artikulli paraprak“Jo vetëm largim i Ramës, por nxjerrje e tij para drejtësisë”
Artikulli tjetërEmrat që janë në garë për Këshillin Kombëtar të PD