PD do të subvencionojë energjinë elektrike për familjet në nevojë, ulje me 300 lekë për litër karburanteve

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, vijoi takimet në Shkodër, me një biznes fason, pronari i së cilës thotë se taksat e larta, çmimi i lartë i energjisë, ulja e euros janë duke e shkatërruar financiarisht. Pronar i fasonerisë: Na duhet që të bëjmë ndryshim! Jemi në kolaps të plotë. Mezi përballojmë shpenzimet. Energjia është rritur 43% që nga 2013-a. Kemi karburantin me çmimin më të lartë, i cili është gjenerator i prodhimeve tona. Tatim-fitimi është rritur nga 10 në 15, duhet të shihet sepse jemi vërtetë në një problematikë financiare. I bëjmë thirrje Edi Ramës që të rregullohet tregu i Euros. Basha: Problemi i Euros nuk është vetëm një problem financiar e monetar, është një problem politik. Vetë Banka e Shqipërisë e quan praninë e eurove dhe të mënyrës se si kanë hyrë në treg, të dyshimtë. Sepse nuk është produkt i një aktiviteti normal ekonomik. Aktiviteti kriminal nuk është i rrzikshëm vetëm për sigurinë, por shkatërrim për ekonominë. Si mundet një biznes i ndershëm të konkurojë me një kontenier bananesh nga Venezuela? E keni parasysh për çfarë e kam fjalën. Nqse ai sjell qindra milionë euro drogë, ai ka shkatërruar tregun. Ka prekur këmbimin euro-lek që ndikon tek dhjetëra mijëra të punësuar, në veçanti sektorin e fasonëve. Kjo është çështje duhet të zgjidhet nga Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm. Çështje e vullnetit politik për të luftuar krimin. Hapi i parë për këtë është ndarja e politikës nga krimi. Masat ekonomike. Taksat janë rritur, energjia është rritur, nafta është rritur. Pensionet janë të ulëta, rrogat, çmimet rriten, ndërkohë shqiptarët nuk i përballojnë dot kostot. Që ta frenojmë këtë duhet të përmbysim politikën e mbarpshtë ekonomike që është ndërmarrë deri sot. Hapi i parë që do të ndërmarrim eshtë – Ulja me 300 lek e çmimit të naftës. – Subvencionim i energjisë për shtresat në nevojë dhe veprimtaria prodhuese. Me këtë ia dalim të zbusim dhimbjen e shtresave në nevojë dhe së dyti t’ju bëjmë konkurrues. -Taksë e sheshtë 9% 9% taksë e sheshtë do të thotë që të gjitha taksat e mbledhura që i çon në drejtim të pa ditur do të mbeten në dispozicion të sipërmarrjes.

Artikulli paraprakKapitullimi i Ramës, si Merkel injoroi vizitën e tij në Berlin, Bundestagu e refuzoi
Artikulli tjetërBanorët e “Astirit” paralajmërojnë Ramën: Më 16 shkurt dorëzohu ose do të hedhim aty ku e meriton!