Banorët e “Astirit” paralajmërojnë Ramën: Më 16 shkurt dorëzohu ose do të hedhim aty ku e meriton!

Teksa po bëhen 3 muaj nga nisja e protestës së tyre, banorët e Unazës së Re janë shprehur se nuk kërkojnë më shpërblime dhe lëmoshë, por largimin e Edi Ramës dhe Erion Veliajt janë persona të padëshiruar në Unazën e Re.
“Ju keni shkaktuar një dëm të madh tek fëmijët tanë por jo tek ne prindërit e tyre sepse ne do të durojmë deri në fund. Unaza e Re është simboli i qëndresës, i rezistencës, është simboli i njerëzve që nuk tërhiqen për të drejtën e tyre. Ne do të jemi këtu në çdo lloj ore, kushdo që vjen të shembë shtëpitë tona i pret benzina, i pret rezistenca jonë”, u shpreh njëri nga banorët gjatë fjalës së tij.
Një banore e ardhur enkas nga Shkodra në mbështetje të protestës së banorëve të Astirit u shpreh: “Këta janë motrat e vëllezërit tanë jo tuajt sepse ju po tentoni t’jua prishni banesat. Edi Rama, mos bëj lojëra por të lutem ik sa më parë. Me datë 16 shkurt futu diku që të mos të shikojë njeri më”.
Si cdo natë protestës së banorëve të Astirit i është bashkuar edhe deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ku u shpreh se KPL është mbushur me kunetër e simpatizantë partie dhe sipas tioj me këta nuk mund të ketë drejtësi.
“Kryeprokurorja, Veliaj dhe pushtetarët janë fshehur sepse me 16 shkurt do të shkulen nga qeverisja. Kjo protestë inspiron cdo qytetar për të luftuar për të drejtat kushtetuese që iu jep ligji. Nga ky shesh nis 16 shkurti Edi Rama, ke dy opsione: a të rrëzohem a të dorëzohem, ndaj të bëjmë thirrje, dorëzohu sepse ndryshe do të rrëzojmë dhe do të hedhim aty ku e meriton”, u shpreh Balliu ndër të tjera.
Sipas Balliut, Kryeministri nuk Rama nuk ka asnjë takim me homologët, nuk ka asnjë takim me qytetarët por sipas tij ka takime me Balilajt.
Ai paralajmëroi se shumë shpejt do të vërtetohen vjedhjet e qeverisë dhe PPP-të ku sip[as deputetit, Arta Marku është e para pasi nuk iu jep asnjë sqarim qytetarëve.

Artikulli paraprakPD do të subvencionojë energjinë elektrike për familjet në nevojë, ulje me 300 lekë për litër karburanteve
Artikulli tjetërSkandali/ Qeveria hoqi taksat për hotelet me 5 yje dhe vendos tarifa të larta për gudiat turistike