PD, Agalliu: PD nuk është dhe nuk do bëhet kurrë pjesë e pazarit Rama-Berisha për të amnistuar të korruptuarit. Janë bërë bashkë në luftë kundër SPAK

Në një postim në facebook, deputeti i PD-së, Arbi Agalliu, shkruan se “PD nuk është dhe nuk do bëhet kurrë pjesë e pazarit Rama-Berisha për të amnistuar të korruptuarit. Ata janë bërë bashkë në luftë kundër SPAK”.

“S’ka asnjë koicidencë. Në ditën që kryetari i grupit të Linditës (të cilës ju amnistua edhe vila që e denonconte në çdo seancë) kërkon kthimin e Berishës në PD, amnistohet Olta Xhaçka.”
– vijon më tej ai.

Më poshtë postimi i plotë:

Partia Demokratike nuk është edhe nuk do të bëhet pjesë e pazarit të Berishës dhe Ramës.

Lojërat e ulëta të tyre janë thjesht për t’i hedhur hi syve qytetarëve.

Pazari i tyre është i qartë, luftë kundër SPAK-ut dhe amnisti për të korruptuarit.

S’ka asnjë koicidencë. Në ditën që kryetari i grupit të Linditës (të cilës ju amnistua edhe vila që e denonconte në çdo seancë) kërkon kthimin e Berishës në PD, amnistohet Olta Xhaçka.

Artikulli paraprakPërfaqësuesja e Ukrainës në KiE falënderon Lulzim Bashën: Mirënjohje për këtë rezolutë të rëndësishme
Artikulli tjetërPD, Bakiu: Opozita bëhet me akte dhe jo me fjalë. Rama rrëzohet nga njerëz me karakter dhe parime