Pas presionit nga PS, drejtori i spitalit të Kavajës ndryshon mendje: “Jam në detyrë”!

Pas lajmeve se ka dhënë dorëheqjen, ka reaguar kreu i Drejtorit të Spitalit të Kavajës, Përparim Daiu.

Në një postim në Facebook, Daiu ka sqaruar të gjithë qytetarët, se ai nuk ka dhënë dorëheqje dhe ndodhet ende në detyrë.

Më parë News 24 njoftoi dorëheqjen e Daiut pas debateve me kreun e Bashkisë së Kavajës, Redjan Krali, por mohoi që largimi i tij të ketë lidhje me karantinën, pasi për këtë të fundit nuk ka asnjë urdhër.

Ndërkohë, ka patur debate dhe përplasje Brenda PS të Kavajës dhe si pasojë e presionit nga lart Daiu ka ndërruar mednje duke u tërhequr nga dorëheqja.

auto papi1582655345

Artikulli paraprakKreu i Antimafias italiane: Shqipëria vend prodhues i marijuanës, menaxhon edhe importimin e kokainës
Artikulli tjetërMesazh nga Uashingtoni: Po koordinohemi për zgjidhje në Ballkan