Mesazh nga Uashingtoni: Po koordinohemi për zgjidhje në Ballkan

Në një njoftim në faqen e Ambasadores së SHBA në Tiranë thuhet se, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke kërkuar me ngulm arritjen e një marrëveshje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pasi një gjë e tillë do të vendoste paqen afatgjate në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ajo ka publikuar një foto ku shihet bashkë me zv.ndihmësin e Sekretarit të Shtetit, Filip Riker, dhe me Përfaqësuesin Special Presidencial të SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, duke paralajmëruar se po koordinohen për të shfrytëzuar fuqinë e SHBA’së për të arritur zgjidhje në Ballkan.

Një mesazh të fuqishëm ku thuhet se, po koordinohen për të gjetur zgjidhje në Ballkan ka dhënë ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Në Uashington, duke koordinuar veprimet për forcimin e miqësive dhe aleancave, për të shfrytëzuar fuqinë e SHBA-së për të arritur zgjidhje në Ballkan”, ka shkruar ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, duke i etiketuar Ambasadën e SHBA’së në Prishtinë dhe atë në Beograd.

Artikulli paraprakPas presionit nga PS, drejtori i spitalit të Kavajës ndryshon mendje: “Jam në detyrë”!
Artikulli tjetërGjermania paralajmëron Ramën: Do kërkojmë llogari për kushtin e 5-të